LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Arabia Saudite nënshkruajnë Marrëveshjen për eliminimin e Tatimit të Dyfishtë

Kosova dhe Arabia Saudite nënshkruajnë Marrëveshjen për eliminimin e Tatimit të Dyfishtë

Ministri i Financave, Bedri Hamza në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Uashington, së bashku me ministrin e Financave të Arabisë Saudite, Mohammed Al-Jadaa, kanë nënshkruar Marrëveshjen për eliminimin e Tatimit të Dyfishtë ndërmjet vendeve.

Sipas, ministrit Hamza kjo Marrëveshje do të jetë një akt ligjor që do të përfitojnë qytetarët dhe bizneset të të dyja vendeve dhe njëherë është një mjetë shtesë ligjor për të motivuar dhe përfituar investime të huaja në vendin tonë.

Po ashtu, Hamza gjatë vizitës në Uashington u takua edhe me zyrtarët e lartë të Fondit Monetarë Ndërkombëtarë dhe të Bankës Botërore, duke përfshirë takimin me zëvendësdrejtorin ekzekutiv të Fondit Monetar Ndërkombëtarë, Tao Zhan, me zëvendësdrejtorin e Fondit Monetarë Ndërkombëtarë për Evropë, Poul Thomsen, me zëvendësdrejtorin e bankës Botërore për Evropë dhe Azinë Qendrore, Cyril Muller, si dhe me drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder.


Me këtë rast ministri Hamza i njoftoi përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore për stabilitetin makro-fiskal dhe zhvillim ekonomik të Kosovës, si dhe planet për të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Rizvanolli

Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike

Ekonomi
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

E Bukura e Dheut
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Kalo në kategori