LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet parlamentare në Zvicër, Exit-polli: SVP 26.5 %, Të Gjelbrit shënojnë ngritje

Zgjedhjet parlamentare në Zvicër, Exit-polli: SVP 26.5 %, Të Gjelbrit shënojnë ngritje

Populistët djathtistë Partia Popullore e Zvicrës (SVP) pësoi humbje të qartë në zgjedhjet parlamentare, ndërsa Të Gjelbrit janë fituesit e vërtetë të këtij votimi.

Sipas exit-polleve të transmetuesit televiziv publik, SVP fitoi 26.3 për qind të votave ose 3,1 për qind më pak se zgjedhjet e fundit parlamentare.


Të Gjelbrit fituan 12.7 për qind, duke u forcuar me 5.6%, duke zënë vendin e katërt në skenën politike zvicerane.

Duke vepruar kështu, Të Gjelbrit parakaluan Partia Demokristiane të Popullit (CVP), e cila fitoi 12 për qind të votave.

Socialdemokratët (SP) fituan 16,5 për qind ose 2.4 për qind më pak, Partia e Lirisë (FDP) mori 15,2 për qind ose -1,2 për qind më pak krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

Në zgjedhjet parlamentare të Zvicrës, ndërrimet kryesore politike nuk janë të shpeshta dhe përbërja e qeverisë ka qenë praktikisht e pandryshuar gjatë gjashtë dekadave të fundit, me SVP, PS, FDP dhe CVP që ndanë për shtatë muaj Qeverinë zvicerane.

Një përbërje e tillë e qeverisë tani mund ta prishë performanca e shkëlqyer e Të Gjelbërve, veçanërisht nëse arrijnë të bashkëpunojnë me një parti tjetër të gjelbër, Partinë Liberale Civile (GLP), e cila mori 7.6 për qind të votave, duke përmirësuar rezultatin e saj me 2.9 për qind.

Duke vepruar kështu, partitë ‘e gjelbra’ zënë një të pestën e vendeve në Asamblenë e Zvicrës, e cila ka 200 deputetë dhe që vështirë se do të anashkalohen kur të formohet qeveria e re. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Kalo në kategori