LAJMI I FUNDIT:

Policia nuk mund ta gjejë gjyqtarin Pançevski, nuk dihet nëse do të fillojë seanca për kurdisjen e lëndëve

Policia nuk mund ta gjejë gjyqtarin Pançevski, nuk dihet nëse do të fillojë seanca për kurdisjen e lëndëve

Nuk dihet nëse nesër në Gjykatën e Velesit do të fillojë gjykimi për keqpërdorimin e AKMIS sistemit në Gjykatën Penale të Shkupit. Arsye për këtë, sipas ‘A1on’, është për shkak se gjykata nuk mund ta gjejë të akuzuarin dhe të suspenduarin ish-gjyqtarin, Vladirimir Pançevski.

Janë bërë disa përpjekje që Pançevskit t’i jepet ftesa për gjykim në adresën e të akuzuarit dhe tek adresat tjera, por ka qenë e pasuksesshme. Në listën anketuese ai ka paraqitur shtatë banesa dhe një shtëpi në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Pançevski akuzohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autorizimit. Lënda shkon në procedurë të shkurtër, ndërsa për veprën ai mund të dënohet deri në tre vite burg.

Këshilli Gjyqësor më herët e suspendoi Pançevskin për ushtrim joprofesional të detyrës, ndërsa ai parashtroi ankesë. Pançevski nga Prokuroria akuzohet se ka kurdisur lëndë përderisa ai ka qenë në Gjykatën Penale.

“I akuzuari si kryetar i Gjykatës Penale, ka ndikuar në mënyrën e shpërndarjes së lëdnëve, ka dhënë urdhra se cila lëndë te cili gjykatës do të shkojë dhe me këtë ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autorizimet”, njoftuan nga Prokuroria e Shkupit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Kalo në kategori