LAJMI I FUNDIT:

Ahmetaj: Rinumërimi i 530 vendvotimeve dhe numërimi i votave me kusht përfundon pas 5-6 ditëve

Ahmetaj: Rinumërimi i 530 vendvotimeve dhe numërimi i votave me kusht përfundon pas 5-6 ditëve

Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate (QNR) është duke vijuar rinumërimi i 530 vendvotimeve, ku deri tash janë rinumëruar 223 vendvotime, apo shprehur në përqindje rreth 42% të vendvotimeve të parapara për rinumërim.

Koordinatori i QNR-së, Burim Ahmetaj , i cili tha se deri më tani i gjithë procesi i rinumërimit ka vazhduar pa ndonjë problem dhe se i gjithë procesi i rinumërimit të votave, duke llogaritur këtu edhe votat me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta do të përfundojë pas 5-6 ditëve.

“Procesi i rinumërimit të 530 vendvotimeve do të përfundoj brenda 3-4 dite, pastaj ju hapet rruga e numërimit të votave me kusht e cila praktikisht do t’i marrë edhe 2 ditë, procesi i numërimit të votave me kusht në mënyrë që të finalizohen të gjitha rezultatet. Pra i kemi rezultatet e vendvotimeve të rregullta të cilat janë në bazën e të dhënave, do t’i procedojmë rezultatet e vendvotimeve të rinumëruara të cilat po ashtu do t’i a bashkojmë rezultateve finale. Po ashtu i kemi edhe rezultatet e votave me postë dhe mbesin vetëm edhe rezultatet e votave me kusht në mënyrë që të kompletohen të gjitha, dhe KQZ t’i bëjë publike rezultatet e përgjithshme”, tha Ahmetaj.


Ahmetaj tha se i gjithë procesi i rinumërimit po shkon shumë mirë dhe të gjitha votat e rinumëruara po përcillen nga vëzhguesit e subjekteve politike.

“Stafi që bën rinumërimin është i obliguar që gjendjen çfarë është brenda kutisë së votimit ta pasqyroj në formularët e rezultateve, domethënë gjendjen reale. Procesi vëzhgohet nga vëzhguesit e subjekteve politike, procesi është mjaftë transparentë dhe secili nga vëzhguesit mund ta shoh secilën votë për subjekte dhe kandidatë. Kjo garanton transparencën dhe saktësinë e rinumërimeve që bëhen në QNR”, shtoi Ahmetaj.

Kujtojmë se rinumërimi i votave pritët të përfundojë mbas 3-4 dite. /kp/Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Lajme
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Magazina
Arabia Saudite po përgatit ‘bombën’ - një transferim nga Real Madridi, një nga Barcelona

Arabia Saudite po përgatit ‘bombën’ - një transferim nga Real Madridi, një nga Barcelona

Ndërkombëtare
Klubi i njohur anglez bëhet favorit kryesor për transferimin e Rashfordit

Klubi i njohur anglez bëhet favorit kryesor për transferimin e Rashfordit

Premier League
DeepSeek, startupi kinez që mund ta ndryshojë 'lojën' në fushën e Inteligjencës Artificiale

DeepSeek, startupi kinez që mund ta ndryshojë 'lojën' në fushën e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Magazina
Kalo në kategori