LAJMI I FUNDIT:

Britania e Madhe kërkon të riatdhesojë fëmijët e mbetur në Siri

Britania e Madhe kërkon të riatdhesojë fëmijët e mbetur në Siri

Zyrtarët britanikë kanë ndërmarrë hapat e parë për të riatdhesuar fëmijët e bllokuar në Siri duke u lidhur drejtpërdrejt me agjencitë në terren për të identifikuar të miturit dhe për të bërë kalimin e sigurt në Britaninë e Madhe.

Burime nga Whitehall kanë konfirmuar se Britania është duke punuar me agjenci të ndryshme në veri-lindje të Sirisë për të filluar procesin e transferimit të fëmijëve të prindërve britanikë të lidhur me Shtetin Islamik.


Sipas The Guardian besohet se një nga agjencitë me të cilën po punon Britania e Madhe është edhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.

Ndër rastet e para të identifikuara janë tre jetimë, që besohet të kenë udhëtuar në Siri me prindërit e tyre nga Londra pesë vjet më parë dhe që aktualisht ndodhen në Raqqa, zonë nën kontrollin e milicisë së mbizotëruar nga kurdët, Forcat Demokratike Siriane.

Transportimi i fëmijëve në Irak, ku fëmijët mund të fluturojnë nga qyteti i Erbilit në Mbretërinë e Bashkuar, është vlerësuar nga zyrtarët kurd dhe bamirësit britanikë si një operacion i shpejtë dhe i sigurt, veçanërisht tani gjatë armëpushimit pesë-ditor. /TCH/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori