LAJMI I FUNDIT:

Politico: Liderët e BE-së të zemëruar nga kundërshtimi i Macron për nisjen e bisedimeve

Politico: Liderët e BE-së të zemëruar nga kundërshtimi i Macron për nisjen e bisedimeve

Portali ‘Politico’ i Brukselit vlerëson se kundërshtimi i Emmanuel Macron në nisjen e bisedimeve për Shkupin dhe Tiranën ka zemëruar liderët e Bashkimit Evropian.

Portali thekson se disa liderët të Bashkimit Evropian janë përpjekur të bindin të tjerët japin pajtueshmëri për nisje të bisedimeve për dy vendet e Ballkanit, duke dhënë argumente të ndryshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata paralajmëruan se refuzimi i nisjes së bisedimeve do të prishë kredibilitetin e BE-së dhe se me një gjendje të tillë “forcat rivale në Ballkan’ si Kina, Rusia, Turqia dhe Arabia do të kenë pozicion më të mirë.


“Rezultati i tillë është negativ posaçërisht për Maqedoninë e Veriut, e cila që prej 10 viteve Komisioni Evropian i dha rekomandimin e parë për bisedime për anëtarësim. Me vite rruga evropiane e vendit, që quhej Maqedoni, u bllokua nga Greqia, e cila kundërshtonte emrin. Që kur në Shkup erdhi Qeveria e re, vendi arriti marrëveshje me Athinën, ku përfshinte edhe ndryshimin e emrit. Por, pas tejkalimit të bllokimit grek, vende tani bllokohet nga një vend tjetër anëtar – Franca”, thuhet në analizën e ‘Politico’.

Deutsche Welle: Macron rrezikon kredibilitetin e BE-së në Ballkan
Lexo po ashtu Deutsche Welle: Macron rrezikon kredibilitetin e BE-së në Ballkan

Sipas këtij portali, Gjermania ka qenë në mesin e 25 vendeve që kanë qenë për nisje të bisedimeve për Shkupin dhe Tiranën dhe se ajo është përpjekur dhe nuk ka arritur ta bind Francën të ndryshojë mendim.

“Në fund, e vetmja punë në të cilën liderët mundën unanimisht të merren vesh në këtë çështje ishte një fjali: ‘Këshilli Evropian duhet të diskutojë për zgjerimin para Samitit të BE-së – Ballkani Perëndimor në Zagreb në maj të vitit 2020′”, thonë nga ky portal.

Megjithatë, sipas ‘Politico’, disa analistë janë të mendimit se kjo çështje do të mund të jetë në agjendën e Samitit të ardhshëm të BE-së në dhjetor, ide që përkrah edhe kryetari i ardhshëm i Këshillit Evropian dhe kryeministri aktual i Belgjikës, Sharl Michel.

“Disa diplomatë thonë se një pjesë e madhe e rezistencës së Macron është e ndërlidhur me frikën se tema do të mund të përdoret nga e djathta ekstreme dhe ata presin që pozita e Francës pritet të zbutet pas zgjedhjeve lokale në mars të vitit të ardhshëm”, thuhet në tekst.

‘Politico’ në fund përcjell një qëndrim të një diplomati i cili vlerëson se nëse Franca mbetet në qëndrimin e njëjtë, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria “do të mund të bëhen Zvicër dhe edhe më tej të mos marrin dritë të gjelbër për nisje të bisedimeve”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Lajme
Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Kalo në kategori