Të hyrat nga tatimet dhe taksat përbëjnë shtyllën kryesore prej së cilës varet qëndrueshmëria financiare e një shteti, që njëherësh është burimi kryesor i mbushjes edhe të buxhetit të Kosovës. Bazuar në projeksionet aktuale, parashihet që buxheti i Kosovës për vitin 2020 të jetë 2.4 miliardë euro.
Institucionet përgjegjëse për mbledhjen e taksave, tatimeve dhe detyrimeve të ndryshme financiare janë Administrata Tatimore dhe Dogana e Kosovës.
Këto dy institucione, sipas zyrtarëve të tyre, edhe gjatë këtij viti kanë treguar performancë të mirë në mbledhjen e të hyrave për arkën e shtetit.
Ata thonë se i kanë përmbushur projeksionet e Qeverisë së Kosovës për këtë vit.
Nga 2.3 miliardë euro sa është buxheti i këtij viti, nga zyrtarët e Qeverisë konsiderohet të jetë i realizueshëm, i qëndrueshëm dhe që ruan stabilitetin fiskal.
Parashikimet e Qeverisë, tashmë në largim, për Doganën e Kosovës janë që deri në fund të vitit të arrijë të grumbullojë 1.2 miliard euro.
Drejtori i këtij institucioni, Bahri Berisha, thotë për Radion Evropa e Lirë se deri më tani janë mbledhur 900 milionë euro. Ndërkaq, deri në fund të vitit Berisha thotë se do të përmbushet projeksioni i parashikuar nga Qeveria e Kosovës.
“Projeksioni është duke vazhduar mirë, duke marrë parasysh edhe faktorët e jashtëm që mund të ndikojnë performancen e Doganës, sepse Dogana mbledh të hyra bazuar në import, aq sa ka vëllim të tregtisë dhe aq sa ka rritje ekonomike. Por, normal ndikim në të hyra mund të kenë edhe politikat fiskale që i kemi në fuqi. Nëse flasim në aspektin nominal, kemi rreth 60 milionë euro vetëm për prodhuesit që janë liruar nga të gjitha taksat, që ka pasur efekt drejtpërdrejt në taksat e Doganës”, thotë Berisha.
Në të hyrat e Doganës, thuhet se nuk vërehet ndonjë efekt i zbatimi të taksës 100 për qind për importet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, të cilën Qeveria e Kosovës e ka vendosur në nëntorin e vitit 2018.
“Të dhënat tona tregojnë se importi vetëm është zhvendosur drejt vendeve tjera. Dhe, në bazë të këtij vëllimi, ne nuk mund të dimë saktësisht se ku është rritur apo ku është zvogëluar, sepse nëse ka ardhur një produkt në të kaluarën nga Serbia, tashmë mund të vijë nga Maqedonia, Shqipëria apo Sllovenia. Kjo mund të dallojë edhe në çmime, por mund të ketë efekt negativ edhe pozitiv”, thekson Berisha.
Ai thotë se, aktualisht, Kosova importon më së shumti nga Gjermania, Turqia, Kina, Shqipëria, Italia, Maqedonia e Veriut, Greqia, Sllovenia, Polonia, Bullgaria, e kështu me radhë.
“Këto janë shtetet në top-listën e 10 vendeve, nga të cilat Kosova importon më së shumti”, shton ai.
Për vitin 2020, Dogana e Kosovës, sipas Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve 2020-2022, parashihet të grumbullojë rreth 1.3 miliard euro.
Ndërkohë, Administrata Tatimore e Kosovës, thuhet se ka tejkaluar objektivat e planifikuara.
Valentina Bytyçi- Sefa, zëdhënëse në këtë administratë, thotë për Radion Evropa e Lirë se nga muaji janar deri në shtator të këtij viti, kjo agjenci ka grumbulluar 372 milionë euro.
Projeksioni i ATK-së për këtë vit, thotë Bytyçi- Sefa, është mbledhja e 516 milionë eurove apo 16 për qind më shumë së plani i vitit të kaluar.
“Administrata është duke punuar maksimalisht në luftimin dhe parandalimin e ekonomisë joformale, meqë me uljen e informalitetit, do të kemi rritje të të hyrave dhe njëkohësisht, krijim të barazisë në treg”, bën të ditur Bytyçi-Sefa.
Buxheti i Kosovës për vitin 2020, sipas kësaj Kornizës Afatmesme, parashihet të jetë rreth 2.4 miliardë euro apo një milion euro më shumë sesa buxheti i këtij viti.
Miratimi i Buxhetit të vitit 2020, pritet t’i mbetet Qeverisë së re të Kosovës, e cila do të formohet si rezultat i zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një traditë e bukur e festës së librit – Bookfest po rikthehet!
Bashkëpunimi i ngushtë është çelësi drejt bërjes realitet të integrimit ekonomik rajonal
Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa” të Czesław Miłosz-it
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Sinsay vjen për herë të parë në Kosovë – Dyqani i ri hapet në Central Park!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
JussQeshja – Kombinim i freskisë dhe gëzimit për fëmijët!
Çmimet e larta të produkteve - sërish bojkotohen dyqanet në Kroaci dhe Bosnje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?