LAJMI I FUNDIT:

Seanca gjyqësore për aksidentin në Llaskarcë dhe rastet “Titanik 3”, “Trajektorja” dhe “Treqind”

Seanca gjyqësore për aksidentin në Llaskarcë dhe rastet “Titanik 3”, “Trajektorja” dhe “Treqind”

Në Gjykatën Penale në Shkup për sot janë caktuar seanca për rastet aksidentin në Llaskarcë, si dhe rastet e PSP-së “Titanik 3″, “Trajektorja” dhe procedura e përsëritur për “Treqind”.

Rastin me aksidentin në Llaskarcë e udhëheq gjykatësja Diana Gruevska-Ilievska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurori publik Darko Jakimovski.

Në aksidentin rrugor që ndodhi më 13 shkurt të këtij viti afër fshatit Llaskarcë kanë humbur jetën 16 persona, ndërsa 37 të tjerë u lënduan rëndë. Për aksidentin, gjegjësisht për vepra të rënda të kryera kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në aksident, janë akuzuar gjashtë persona.


Në rastin “Titanik 3” të akuzuar janë Ejup Alimi dhe Ismet Guri nga BDI, të cilët ngarkohen se si anëtarë të Komisionit Zgjedhor Komunal në Çair në zgjedhjet lokale të vitit 2013 kanë shkatërruar material zgjedhor.

Procedura filloi sërish më 15 mars të këtij viti pas emërimit të gjykatës Marija Kletniçka për gjykatëse të re në këtë lëndë, pasi gjykatësja Ole Ristova, e cila e ka udhëhequr rastin, në shkurt të këtij viti ka kërkuar largim nga rasti.

Rasti “Trajektorja” ndodhet në procedurë dëshmuese dhe në të të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili po gjykohet në mungesë, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish-drejtori i NP “Rrugët shtetërore”, Ljupço Georgievski.

Sipas aktakuzës së PSP-së, të akuzuarit në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë disa veprime me të cilat në procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtimin e autostradave Milladinovci -Shtip dhe Kërçovë – Ohër i shfrytëzuan dhe tejkaluan autorizimet e veta, me atë e kanë dëmtuar buxhetin së paku 155 milionë euro.

Në rastin “Treqind” i akuzuar është ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme Gjoko Popovski për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë furnizimit të 300 automjeteve për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska në maj të vitit të kaluar e dënoi Popovskin me nëntë vjet burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë zbatimit të procedurës tenderiale dhe zgjedhjen e ofertës më të volitshme gjatë furnizimit të 300 automjeteve për nevojat e Ministrisë së Brendshme.

Sipas akuzës së PSP-së Popovski nuk i ka respektuar rregullat ligjore për furnizim publik dhe e ka dëmtuar buxhetin 453.570 euro.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori