Nga: Kahlil Gibran
Përktheu: Salajdin Salihu
Më thua se frikësohesh nga dashuria. Përse frikësohesh, vogëlushja ime? Frikësohesh nga drita e diellit? Frikësohesh nga batica? Frikësohesh nga agu? Frikësohesh nga ardhja e pranverës? Përse frikësohesh nga dashuria? E di se kjo dashuri e paktë nuk do të të kënaqë. E di, gjithashtu, se as mua nuk më kënaq dashuria e paktë. Unë e ti nuk kënaqemi dhe as do të kënaqemi me të paktën. Ne duam shumë. Duam gjithçka. Duam të plotën. Po të them, Mari, se plotësimi është te dëshirat dhe nëse dëshira jonë është një prej hijeve hyjnore, atëherë, me siguri, do të arrijmë deri te drita hyjnore.
Mos iu frikëso dashurisë, Mari. Mos u frikëso nga dashuria, o udhëtarja e zemrës sime! Asaj duhet t’i jepemi pavarësisht prej dhembjes, dëshirave dhe pasioneve që sjell. Dëgjomë Mari: Sot jam në burgun e dëshirave. Këto dëshira kanë lindur me mua. Sot jam lidhur me idenë e vjetër, të vjetër sa stinët e vitit. Mund të jesh me mua në burgun tim derisa nuk dalim në dritën e ditës. Dëshiron që të jesh me mua derisa nuk thyhen prangat dhe të dalim deri në majë? Tani afroma ballin. Afroma ballin tënd të bukur, ashtu, ashtu të ka bekuar Zoti. Zoti të ruajt, e dashur, o udhëtare e zemrës sime!
Nju Jork, 26 shkurt 1924
/Revista “Akademia”/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëParaqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave
Kështu foli Nietzsche: Të jetuarit është vuajtje, të mbijetuarit është gjetja e një kuptimi për vuajtjet!
Shfaqja që thërret njerëzoren!
“Dekalogu” i Ballit Kombëtar
Jeta në komunizmin shqiptar
Masonët në kufirin midis faktit dhe sajesës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë