LAJMI I FUNDIT:

Reagon Fajon: Zgjohu Macron, ky është turp

Reagon Fajon: Zgjohu Macron, ky është turp

Anëtarja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon, ka reaguar pas kundërshtimit të presidentit të Francës, Emanuel Macron për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Fajon ka publikuar në Facebook një foto me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zaev dhe shkruan se ky është një turp, ndaj Macron duhet të zgjohet.

Macron thotë se është herët që të nisin bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë
Lexo po ashtu Macron thotë se është herët që të nisin bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

“Ky është një turp i madh. Emmanuel Macron, zgjohu! Është koha që BE të tregojë pjekuri dhe përgjegjësi politike! Këta drejtues kanë bërë pjesën e tyre të punës! Tani është radha e Këshillit të Bashkimit Evropian për të përmbushur pjesën e tij dhe më në fund pranojnë të fillojnë bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, shkruan Tanja Fajon. /Telegrafi/