Një çift që jeton në Londër, rrezikojnë të ekstradohen në Indi, nën akuzat vrasjen e djalit të adoptuar, për përfitime materiale.
Arti Dhir dhe Kaval Raijada, nga pjesa perëndimore e Londrës, mohojnë të kenë aranzhuar vrasjen e 11-vjeçarit Gopal Sejani në vitin 2017, për të përfituar një pagesë nga kompania e sigurimeve, transmeton Telegrafi.
Deri më tani, Britania e Madhe ka hedhur poshtë kërkesat për ekstradimin e 55-vjeçares dhe bashkëshortit të së saj 30-vjeçar, për t’u përballur me gjyq në Indi, shkaku i të drejtave të njeriut. Megjithatë, qeverisë indiane i është dhënë leja, për të apeluar vendimin.
Burri dhe gruaja, nga Hanwell, kishin udhëtuar në Keshod, një qytet në Gujarat, për të adoptuar një jetim në vitin 2015.
Sipas dokumenteve të gjykatës, transmeton Telegrafi, autoritetet indiane thonë se çifti vendosi një shpallje në një gazetë lokale, duke premtuar se do ta adoptonin një fëmijë dhe ta merrnin për të jetuar në Londër.
Ata u njohën me Gopalin, një djalë që jetonte në një fermë me motrën e tij më të madhe dhe burrin e saj, të cilët u pajtuan që fëmija të adoptohej dhe të shkonte për një jetë më të mirë në Britani të Madhe.
Policia indiane, pretendon se bashkëshortët britanik – të cilët nuk kishin fëmijë të tyre – kishin plane të tjera. Autoritetet në Indi thonë se Znj Dhir, siguroi një polisë sigurimesh në emër të Gopal.
Raportohet se polisa vlente rreth 175 mije euro, duke i siguruar kompensime deri në dhjetë vjet, apo në rast të vdekjes së tij. Sipas dokumenteve, ajo bëri edhe dy pagesa premium, secila prej rreth 17,500 eurove.
“Pas disa ditësh, ajo mori polisën e sigurimeve në emër të saj”, ka thënë për BBC, një zyrtar i lartë i policisë në Gujarat. “Ishte një shumë e madhe dhe ajo e pagoi në dy premiume, duke e ditur shumë mirë se në rast të vdekjes së Gopal, asaj do t’i paguhej 10 herë shuma e siguruar”.
Derisa çifti u kthyen në shtëpi, Gopal nuk arriti kurrë në Londër, megjithëse ishin rregulluar shumica e dokumenteve për vizë.
Më 8 shkurt 2017, ai u rrëmbye nga dy burra me motoçikleta, u qëllua me thikë dhe u la nga një rrugë në Gujarat. Dhëndri tij, transmeton Telegrafi, gjithashtu është qëlluar me thikë, derisa të dy vdiqën në spital nga plagët e marra, disa muaj më vonë.
Autoritetet indiane kanë bërë të ditur se ndaj fëmijës, janë bërë edhe dy përpjekje për rrëmbim, vetëm se nuk dolën të suksesshme. Kompania e sigurimeve, nuk e ka bërë asnjë kompensim monetar lidhur me vdekjen e tij.
Në mesin e gjashtë të akuzuarve, për rrëmbimin dhe vrasjen e fëmijës, është edhe një i dyshuar, që ishte shok me çiftin britanik, pasi kishin qëndruar së bashku derisa ishte për studime.
Zonja Dhir dhe Z. Raijada, të cilët përballen me gjashtë akuza në Indi, duke përfshirë komplotin për vrasje dhe rrëmbim, u arrestuan në Britani të Madhe në qershorin e vitit 2017, pas një kërkese nga qeveria indiane.
Të dy i kanë mohuar pretendimet, derisa mbrojtja e tyre është arsyetuar se nuk ka ndonjë lidhje direkte që i lidhë me rastin e kryer në indi. Derisa, ata kanë mbetur të liruar me kusht, deri në një vendim tjetër të gjykatës.
Shkaku i dënimit me burg të përjetshëm pa leje ankese, që jepet për vrasje të dyfishtë në Indi, gjykata në Britani të Madhe nuk po e lejon ekstradimin e tyre, sepse është ndesh me të drejtat e njeriut.
Zonja Dhir, ka refuzuar t’i përgjigjej një gazetareje të BBC-së, lidhur me akuzat. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja – pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Irani anulon fluturimet me aeroplan për disa orë
Ushtria izraelite rrit praninë e trupave pranë kufirit të Gazës përpara përvjetorit të sulmeve të 7 tetorit
Irani anulon fluturimet me aeroplan për disa orë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit
"Kur dashuria bëhet akt heroik", nëna notoi tre kilometra për të shpëtuar vajzën nga përmbytjet në Bosnje
Franca bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit, Netanyahu: "Turp për ta"
Ngjarje e tmerrshme në Marsejë, një adoleshent francez “u godit 50 herë me thikë” dhe më pas u dogj i gjallë
A mund t'u besojmë sondazheve për zgjedhjet në SHBA?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit