LAJMI I FUNDIT:

Pse ju duhet në jetë një njeri që vonohet gjithmonë?

Pse ju duhet në jetë një njeri që vonohet gjithmonë?

Askush nuk do të bëhet vonë, por thjesht disa njerëz e kanë të pamundur ta menaxhojnë kohën siç duhet. Dhe ndonëse vonesa kronike, konsiderohet si cilësi jo e mirë, të tillë njerëz kanë avantazhe fantastike

Bazuar në një studim kryer së fundmi nga ekspertë të Harvard-it, të vonohesh, i bën mirë shëndetit dhe jetës në përgjithësi.

Pse ky përfundim do thoni ju?!


1. Njerëzit që vonohen janë më pak të stresuar se të tjerët

Ata që e kanë ves vonesën dhe s’vijnë kurrë në kohë, konsiderohen si më pak të përgjegjshëm nga të tjerët, por kjo është diçka e mirë sepse me shumë gjasa ata jetojnë më gjatë se të tjerët.

Ekspertët e pohojnë këtë, duke thënë se ata që janë gjithnjë vonë, janë më të qetë në jetën e tyre, krahasuar me ata që mbërrijnë në kohë.

Njerëzit që vonohen, nuk lejojnë që afatet kohore të ndikojnë tek humori i tyre, prandaj janë më pak të stresuar.

2. Janë më të lumtur se të tjerët

E dini se vonesa lidhet me optimizmin dhe nivelin e lartë të entuziazmit? Kjo sepse këta njerëz janë gjithnjë në lëvizje për të menaxhuar gjithë situatat që i dalin para.

Janë gjithnjë optimistë dhe shohin anën më pozitive të gjërave. Të kesh një qasje pozitive ndaj jetën ndihmon në shëndetin e njerëzve dhe mbron zemrën.

3. Janë më inteligjentë se të tjerët

Njerëzit që vonohen, kryesisht dinë t’i zgjidhin problemet më mirë se të tjerët. Mendojeni vetë me sa sfida duhet të jenë përballur!

Kjo i bën më produktivë se të tjerët dhe rrjedhimisht, më të zgjuar.

4. Jetojnë më gjatë!

Për ta përmbledhur: të gjitha këto që përmendëm më sipër, i ndihmojnë këta njerëz të jetojnë më gjatë.

Kështu që herën tjetër që do t’ju kryqëzojnë se u vonuat, lexojini këtë artikull. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit

Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit

Astrologji
Një teknikë për orgazma të shumëfishta që pakkush e di: Gjithmonë do të dëshironi më shumë, më shumë, dhe më shumë...

Një teknikë për orgazma të shumëfishta që pakkush e di: Gjithmonë do të dëshironi më shumë, më shumë, dhe më shumë...

Intimitet dhe Pasion
Partnerët më besnikë janë të lindur në tre shenja të zodiakut

Partnerët më besnikë janë të lindur në tre shenja të zodiakut

Astrologji
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Astrologji
Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet

Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori