LAJMI I FUNDIT:

Sot hapet Panairi i Librit në frankfurt

Sot hapet Panairi i Librit në frankfurt

Hap dyert sot panairi më i madh i librit në botë, në Frankfurt të Gjermanisë, me temën “Ide që lëvizin botën”.

Në këtë panair marrin pjesë mbi 7,300 ekspozues nga e gjithë bota. Norvegjia – e ftuar nderi – do të sjell yjet e letërsisë botërore që vijnë nga ky vend, si: Karl Ove Knausgard, Jo Nesbo e Maja Lunde, së bashku me princeshën e Norvegjisë, Mette-Marit. Pos të ftuarve që vijnë nga Norvegjia, panairi do të nderohet me emra tjerë të letërsisë botërore, si: Margaret Atwood, Elif Shafak, Ken Follett, Colson Whitehead, e shumë autorë të tjerë.

Kosova me disa shtëpi botuese është e pranishme në sallën 5.0. Në fundjavë, panairi hapet edhe për qytetarët dhe vizitorët e thjeshtë, me ç’rast mbahen promovime me autorë dhe orë letrare në stendën e Kosovës.