LAJMI I FUNDIT:

SISTEMI

SISTEMI

Nga: Eduardo Galeano
Përktheu: Bajram Karabolli

Gjysmë milion uruguaianë jashtë vendit. Po ashtu, një milion paraguaianë dhe gjysmë milioni kilianë. Anijet plot me të rinj ikin nga burgu, nga gropa e urisë. Të jesh gjallë është një rrezik; të mendosh, një mëkat; të hash, një mrekulli.

Por sa të paatdhe ka brenda vendit? Kush i regjistron të dënuarit me vuajtje në heshtje? A e dini që krimi ndaj shpresës, është më i keq sesa krimi ndaj njeriut?

Të pranosh diktaturën është çnderimi më i madh. Diktatura është një makineri që të bën shurdhmemec, të paaftë për të dëgjuar, të pafuqishëm për të folur dhe të verbër ndaj asaj që është e ndaluar të shikosh.

I vdekuri i parë nga torturat në Brazil, në 1964, shkaktoi një skandal kombëtar. Por të vdekurin e dhjetë nga torturat media gati nuk e përmendi fare. Ndërsa i pesëdhjeti u pranua si “normal”.

Makineria të mëson ta pranosh tmerrin, ashtu si pranon të ftohtin e dimrit.