LAJMI I FUNDIT:

Pushohet nga puna mësuesja, pas “batutës” ndaj nxënësve hebrenj – Mbaroni detyrat ose ju çova te dhomat e gazit

Pushohet nga puna mësuesja, pas “batutës” ndaj nxënësve hebrenj – Mbaroni detyrat ose ju çova te dhomat e gazit

Një mësuese u pushua nga puna fill pas një “batute” të pavend, drejtuar nxënësve të saj.

Gruaja gjendej përballë një auditori me 28 nxënës 10-vjeçarë, ku 11 prej tyre ishin hebrenj. Sipas prindërve, mësuesja u dëgjua të shprehej: “Bëni mirë t’i përfundoni detyrat ose do t’ju shpie të gjithëve te dhomat e gazit”.


Njëri prej nxënësve e kundërshtoi dhe mësuesja tha se ishte thjesht shaka duke u kërkuar më pas të mos i tregonin askujt asgjë.

Sidoqoftë, studentët lajmëruan prindërit dhe lajmi u shpërnda me shpejtësi në grupet shkollore në Whats App.

Prindërit telefonuan menjëherë stafin drejtues dhe kërcënuan se nëse mësuesja nuk pushohej, do t’i largonin fëmijët e tyre nga shkolla në fjalë.

Kështu, bordi i godinës arsimore mbajti një mbledhje të menjëhershme ku vendosi largimin e mësueses.

Shkolla, në të cilën gjenden 203 nxënës të moshave 4-11 gjendet në Radlett, Hertfordshire, një fshat  ku rreth një e katërta e 8,000 banorëve janë hebrenj.

Ju kujtojmë se në vitin 1942,  1500 hebrenj u dërguan në dhomat e gazit në Aushvic. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Rusia humbet kontrollin e ishullit kyç

Rusia humbet kontrollin e ishullit kyç

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
SHBA shpreson se Hamasi do të pranojë “ofertën jashtëzakonisht bujare” të Izraelit për armëpushim

SHBA shpreson se Hamasi do të pranojë “ofertën jashtëzakonisht bujare” të Izraelit për armëpushim

Botë
Kalo në kategori