I thua partnerit ‘Jo sonte, jam e lodhur’? Mëso tri mënyra për ta mbajtur gjallë dëshirën
Si po ia dilni me stresin? Vështirë ta menaxhoni gjithmonë apo jo? Shumë njerëz e kanë punën më të madhe me ushqimin, me alkoolin, aktivitetin fizik etj., por edhe seksi është një mënyrë mjaft e mirë për ta larguar stresin dhe lodhjen. Po kur këta të fundit hyjnë edhe nën çarçafë?
Problemi është se stresi, lodhja mund të të largojë dëshirën për të pasur jetë të shëndetshme seksuale.
Mes punës, familjes dhe shumë qëllimeve të tjera në jetë, seksi bie në fund të listës së gjërave që duhen bërë gjatë ditës. Edhe kur stresi bëhet pjesë e rutinës, çiftet shpesh janë shumë të lodhur, ndaj edhe kontaktin fizik nisin dhe e rrallojnë, aq sa pohojnë se seksi është gjëja e fundit që u shkon në mendje të bëjnë.
Por nuk duhet të jetë kështu. Ja cilat janë disa gjëra që duhet t’i mbani në mendje për të pasur një jetë seksuale pa stres. Edhe nëse në fund të ditës ndihesh e lodhur.
Mos prisni deri në fund të ditës për të bërë seks. Përpiquni të gjeni mënyra alternative për ta shijuar kënaqësinë e seksit.
Në vend që të prisni orën 23 ose edhe më vonë, kur jeni të dërrmuar dhe doni vetëm të flini, konsiderojeni mëngjesin e hershëm ose edhe dushin para se të dilni për punë për seks.
Mos e lini mënjanë dëshirën seksuale. Kjo nuk do të thotë që të bëni seks sa herë të jeni në qejf. Por do të thotë që duhet t’i mbani në konsideratë idetë e lojërave para seksit duke përfshirë puthjet dhe ngacmimet trup me trup gjatë ditës. Edhe nëse ato nuk përfundojnë në seks, tërheqja mund ta mbajë gjallë dëshirën për seks apo jo?
Kujdesuni për shëndetin. Është shumë e thjeshtë për t’u kthyer tek ushqimi apo tek alkooli, apo edhe në substanca të tjera për t’u rehatuar nga stresi, por duke i bërë këto, thjesht do ta largoni më shumë dëshirën seksuale.
Ndaj, menaxhojeni stresin duke u kujdesur për shëndetin. Bëni shpesh ushtrime fizike, ushqehuni mirë dhe mbajeni gjithmonë shëndetin prioritet.
Seksi është një pikë shumë e rëndësishme e mënyrës së jetesës. Jo vetëm sepse të bën të djegësh kalori dhe të nxjerrësh toksinat nga trupi, por të bën të ndihesh më mirë, duke ta larguar stresin… e vërteta që fiton gjithmonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Hiqni gjethet e rëna mbi makinën tuaj, edhe kur nuk jeni duke e drejtuar atë
Masturbimi: Ja çfarë thonë feja dhe shkenca
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
A e dinit se edhe artikujt shtëpiak kanë datë skadimi?! Ja cilët janë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj