LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet drejtori i Infrastrukturës në Drenas, keqpërdori detyrën zyrtare

Arrestohet drejtori i Infrastrukturës në Drenas, keqpërdori detyrën zyrtare

Policia e Kosovës, njësiti i krimeve ekonomike, ka arrestuar sot Idriz Hysenajn- drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Drenasit, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se ‘njësitë relevante për hetimin e krimit ekonomik dhe korrupsionit në rajonin e Prishtinës, me autorizim edhe të Prokurorisë kompetente, bazuar në informacionet e pranuara për keqpërdorime të mundshme në komunën e Drenasit, pas hetimeve disa mujore ka ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore dhe ka rezultuar se, i dyshuari me iniciale I.H. (Idriz Hysenaj vj.) drejtor i Infrastrukturës në komunën e Drenasit, për interesa personale dhe të kompanisë së tij (kompani për ndertimin e objekteve banesore) ka keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar’, përcjell Telegrafi.

Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore të nevojshme, sigurimin e dëshmive, intervistimin e palëve dhe intervistimin e  personit të dyshuar me iniciale të lartpërmendura (I.H), i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit kompetent dërgohet në mbajtje prej 48 orësh për procedura të mëtejme’, thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/