LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria: Nuk e kemi pranuar raportin përfundimtar të ekspertizës për rastin Dehari nga instituti zviceran

Prokuroria: Nuk e kemi pranuar raportin përfundimtar të ekspertizës për rastin Dehari nga instituti zviceran

Prokuroria e Shtetit ka bërë të ditur se nuk ka pranuar raportin përfundimtar të ekspertizës për rastin e Astrit Deharit.

Ky reagim i Prokurorisë vie pas deklaratës së avokatit të familjes Dehari, Tomë Gashi, i cili ka thënë se raporti i Institutit zviceran mbi vdekjen e Astrit Deharit ka përfunduar dhe se atë e ka marrë Ministria e Drejtësisë në Kosovë.

Avokati Gashi, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka kërkuar nga ministri në detyrë, Abelard Tahiri që ta dorëzojë raportin tek ai.


Tomë Gashi kërkon nga ministri në detyrë, Abelard Tahiri që ta dorëzojë raportin e Institutit zviceran mbi vdekjen e Astrit Deharit
Lexo po ashtu Tomë Gashi kërkon nga ministri në detyrë, Abelard Tahiri që ta dorëzojë raportin e Institutit zviceran mbi vdekjen e Astrit Deharit

Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se në momentin kur raporti do të arrijë në Prokurorinë e Shtetit, ,menjëherë do të njoftohet opinioni publik.

“Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se deri në momentin e lëshimit të kësaj komunikate, nuk e ka pranuar raportin përfundimtar të ekspertizës për rastin Dehari nga Instituti i Lozanës në Zvicër.

Për hirë të informimit të drejtë të opinionit, në momentin që ky raport të mbërrij përmes ambasadës së Zvicrës në Kosovë, dhe i njëjti të pranohet në Prokurorinë e Shtetit, menjëherë do të njoftohet opinioni publik”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Astrit Dehari aktivist i Vetëvendosjes vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren më 5 nëntor 2016, teksa po mbahej në lidhje me sulmin e gushtit 2016 në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Në dhjetor 2016 Kuvendi miratoi një rezolutë sipas së cilës familja e Astrit Deharit mund të kërkojë ekspertizë nga çdo vend i BE-së ose SHBA dhe Qeveria t’i heqë të gjitha shpenzimet, për çka kishte ndarë 50 mijë euro.

Ndryshe, prindërit e Astrit Deharit patën deklaruar më 2017 se ishin përcaktuar që ekspertizën për Deharin ta kryejnë ekspertë zviceranë nga Qendra Universitare e Mjekësisë Ligjore në Zvicër. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Kalo në kategori