Organizatat e shoqërisë civile kanë mirëpritur reagimet e ndërkombëtarëve rreth procesit të përzgjedhjes së noterëve të rinj, të udhëhequr nga ministri në largim i drejtësisë Abelard Tahiri.
Pas disa reagimeve të shoqërisë civile, javën e kaluar një numër institucionesh e organizatash ndërkombëtare ishin shumë të qarta në thirrjet e tyre për të mos emëruar noterët që dalin nga procesi i fundit i përzgjedhjes.
Fillimisht reaguan Unioni Ndërkombëtar i Noterëve dhe Oda Federale e Noterëve të Gjermanisë, ndërsa sot erdhi edhe thirrja e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe reagimi i Ambasadorit Gjerman në Kosovë z. Heldt.
Organizatat e shoqërisë civile thonë se janë të shqetësuara nga deklaratat e ministrit në largim të Drejtësisë Abelard Tahiri që përkundër të gjithave planifikon të përmbyllë këtë proces, raporton KP.
“Ne përsërisim kërkesat tona që ministri në largim Abelard Tahiri të mos emërojë asnjë noterë nga lista aktuale e kandidatëve për noterë; Ministri i ri i Drejtësisë urgjentisht të fillojë rishikimin e procesit të përzgjedhjes së noterëve; dhe Policia dhe prokuroria të fillojë hetimet për veprime të mundshme kriminale në procesin e përzgjedhjes së noterëve të rinj”, thuhet në deklaratë.
Organizatat e shoqërisë civile të cilat kanë lëshuar këtë deklaratë janë: ÇOHU!, Columbus, Demokraci për Zhvillim (D4D), Demokracia Plus (D+), Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Iniciativa për Progres (INPO), Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Instituti EPIK, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Lëvizja FOL. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A