LAJMI I FUNDIT:

BE: Emërimi i noterëve të bëhet nga Qeveria e re

BE: Emërimi i noterëve të bëhet nga Qeveria e re

Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë ka lëshuar një deklaratë për media, ku ka theksuar se procesi i përzgjedhjes dhe emërimit të rregullt the të ligjshëm të noterëve është thelbësor për të nxitur besimin që shoqëria i jep individëve që luajnë këtë rol të përgjegjshëm.

“Ky proces duhet të jetë i lirë nga çdo pretendim i parregullsisë, i vërtetë ose i perceptuar”, thuhet në deklaratën e Zyrës së BE-së, transmeton Telegrafi.

Më tej në deklaratë thuhet se “ne u bëjmë thirrje autoriteteve në largim të Kosovës që të përmbahen nga emërimet e ndonjë noteri pasi besojmë fuqimisht se vendimi në këtë drejtim duhet t’i lihet qeverisë së re”.


Ministria e Drejtësisë pranon opinionin e AKK-së: Nuk ka konflikt interesi në Provimin e Noterisë
Lexo po ashtu Ministria e Drejtësisë pranon opinionin e AKK-së: Nuk ka konflikt interesi në Provimin e Noterisë

Deklarata e plotë:

Bashkimi Evropian është një mbështetës i palëkundur i Profesioneve të Lira Ligjore në Kosovë dhe në këtë drejtim ka mbështetur autoritetet lokale dhe këto profesione drejtpërdrejt për t’i forcuar ato në lidhje me numrin dhe statusin e tyre. Kjo gjithashtu përfshin noterët si ata që garantojnë një kontratë të ligjshme dhe të sigurt dhe parandalojnë mashtrime dokumentare. Procesi i përzgjedhjes dhe emërimit të rregullt dhe të ligjshëm të noterëve është thelbësor për të nxitur besimin që shoqëria i jep individëve që luajnë këtë rol të përgjegjshëm. Prandaj, ky proces duhet të jetë i lirë nga çdo pretendim i parregullsisë, i vërtetë ose i perceptuar. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve në largim të Kosovës që të përmbahen nga emërimet e ndonjë noteri pasi besojmë fuqimisht se vendimi në këtë drejtim duhet t’i lihet qeverisë së re. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori