LAJMI I FUNDIT:

Coco Gauff bëhet tenistja më e re në histori që fiton trofeun WTA

Coco Gauff bëhet tenistja më e re në histori që fiton trofeun WTA
Coco Gauff (Foto: WTA/Twitter)

Coco Gauff është bërë lojtarja më e re në tenis që ka arritur ta fitojë titullin WTA në kuadër të turneut që është zhvilluar në Linz të Austrisë.

15-vjeçarja amerikane arriti ta mposhte Jelena Ostapenkon në 6-3, 1-6 dhe 6-2 në sete, për ta rrëmbyer titullin e madh.


“Ka qenë një javë e mrekullueshme, shpresoj që të kthehem sërish këtu. Do ta kujtoj gjatë gjithë jetës time këtë moment”, ka thënë Gauff.

Talentja e cila bëri famë në Wimbledon këtë vit, pasi mundi kampionen e pesë fish Venus Williams në rrethin e parë, e ka thyer rekordin e  Nicole Vadisova, e cila ishte po ashtu 15-vjeçare kur fitoi titullin e saj të parë në WTA në Tashkent në vitin 2004.

Gauff e ka kaluar Vadisovan për 22 ditë, për t’u bërë kështu tenistja më e re në moshë që e fiton një çmim kaq të madh.

Amerikania e fitoi raundin e parë ndaj Ostapenkos që e fitoi më pas të dytin, por i treti ishte për Cocon që tregoi një teknikë fantastike për ta rrëmbyer kështu trofeun e WTA-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori