Tani e tutje verëtarët e Rahovecit nuk kanë nevojë të presin gjatë për t’i kryer shërbimet administrative.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka ngritur një departament të veçantë në këtë qytezë, i cili merret ekskluzivisht me çështje që ndërlidhen me vreshtarinë dhe vertarinë.
Drejtori i Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë, Bekim Hoxha thotë se në këtë mënyrë janë më afër fermerëve.
“Jo rastësisht lokacioni gjendet në Rahovec dhe jemi shumë afër prodhuesve, përpunuesve, vertarëve dhe vreshtarëve, të cilët kanë nevojë për një shërbim të shpejtë dhe efikas. Departamenti i Vreshtarisë dhe Vertarisë është i strukturuar në bazë të mandatit që e ka, në katër divizione. Divizioni i vreshtarisë, divizioni i vertarisë, divizioni për paralajmërimin e sëmundjeve dhe dëmtuesve të hershëm dhe divizioni i laboratorit”, thotë Bekim Hoxha, drejtor i këtij departamenti.
Divizionin e Vreshtarisë në këtë departament e udhëheq Nesim Morina.
Ky divizion menaxhon të gjitha vreshtat në Kosovë.
“Divizioni i vreshtarisë merret me menaxhimin e të gjitha vreshtave në Kosovë, njëkohësisht bënë menaxhimin e kadastrit të vreshtave. Evidenton të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me ndryshimet në regjistrat e vreshtave. Ne në kuadër të divizionit ofrojnë një varg shërbimesh për fermerët vreshtarë. Lëshojmë më shumë se 4 mijë certifikata për çështje të ndryshme që ju duhen vreshtarëve, duke filluar nga grandet, subvencionet, për çështjen e hipotekave dhe për nevojat e tyre që i kanë vreshtarët”, bënë të ditur Morina.
Ndërsa, Divizioni i Verëtarisë në këtë departament udhëhiqet nga Ylber Kuçi.
Një prej punëve kryesore të këtij divizioni është që në treg të plasohen vetëm verërat cilësore.
“Një shtyllë e veçantë e sistemit tonë ka të bëjë me administrimin e sistemit ku ne këtu i integrojmë të gjitha ndryshimet e fundit që ndodhin dhe që miratohen nga bashkimi evropian, sepse praktikat tona edhe vet tregu i verës është i orientuar nga Bashkimi Evropian, prandaj jemi detyruar që t’i kemi këto përmirësime dhe t’i bëjmë përditësimin e tyre”, thotë Kuçi.
Departamenti përkujdeset edhe për vreshtat e fermerëve, që ato mos të dëmtohen qoftë nga ndonjë sëmundje, qoftë nga ndonjë gjë tjetër.
Ata kanë instaluar një sistem, i cili ju jep informacione të shpejta e të sakta për gjendjen në vreshta.
“Ne nëpërmjet këtij sistemi japim informata të shpejta dhe të sakta për mikroklimën në vreshta, sepse i kemi pajisjet e montuara në vreshta, pastaj na jep informata për kohën se kur paraqitet dëmtuesi ose sëmundja në vreshta. Kohën dhe intensitetin e saj. Në bazë të këtyre, ky sistem na jep mundësi që të bëjmë përgatitjen se çfarë masa duhet të ndërmerr fermeri, preventive apo kurative”, thotë Sylejman Bala, punonjës i Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë
Ky sistem sipas Balajt mund të ulë koston e prodhimit diku për 20 për qind.
Pjesë e departamentit është edhe laboratori, ku me shumë kujdes kontrollohet standardi i verërave.
Ky laborator i testimit të verës është i akredituar në bazë të standardit 17025 që nga viti 2014.
Përndryshe në laborator bëhet testimi i verërave, si për eksport ashtu edhe për import.
“Në laborator vinë mostrat, shifrohen dhe në laborator më pas testohet vera. Në bazë të parametrave fiziko-kimik të verës, lëshohet certifikata për eksport ose import të verës”, bënë të ditur Selami Vuçitërrna, menaxher i laboratorit.
Departamenti ka ndërtuar edhe një serrë, në të cilën ruhen klone të ndryshe të rrushit.
Nga këto klone më pas u jepen sugjerime fermerëve se çfarë lloje të rrushit të mbillen.
Ky departament gjithashtu është duke e ndërtuar një bodrum, ku do të testohen këto klone
“Do të jetë bodrumi për testimin e kloneve, të cilat do të prodhohen, do të testohen dhe pas këtij testimi do të jepen rekomandime për klone të caktuara me parametrat, të cilat janë paraparë në varietetet të cilat do t’i kultivojmë dhe që realisht janë në kultivim e sipër. Ky laborator i enologjisë, gjegjësisht i mikroverifikimit do të shërbejë për eksperimente të ndryshme, do të jetë në shërbim të fermerëve, përpunuesve, mirëpo mbi të gjitha do të jetë në shërbim të sektorit të verëtarisë ku do të testohen të gjitha çështjet sa i përket enologjisë”, thotë Bekim Hoxha, drejtor i Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë.
E nga ky bodrum do të dalin edhe verërat më cilësore që drejtuesit e institucioneve kosovare do t’i shpërndajnë ato si dhurata.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
IKSHPK-ja kundërshton gjetjet në Maqedoninë e Veriut për ujin nga Kosova

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi