LAJMI I FUNDIT:

Reagon ITSHKSH për çmimin Nobel: Është cinizmi më i madh kundrejt historisë më të re shqiptare

Reagon ITSHKSH për çmimin Nobel: Është cinizmi më i madh kundrejt historisë më të re shqiptare

Kur u bë publik lajmi se fitues i sivjetëm i çmimit Nobël për letërsi është austriaku Peter Handke, një njeri i njohur si mbështetës i politikave fashiste të Sllobodan Millosheviqit kundrejt shqiptarëve, ky është njëherazi edhe lajmi më i keq për degradimin e institucionit më të lartë botëror për ndarjen e çmimeve prestigjioze Nobël, raporton TV21.

Kështu ka reaguar Instituti i Trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve. Duke ndërmendur thënien e Pasternakut se “shkrimtari është edhe njeri i mirë”, është e papranueshme të shpallet shkrimtar i vitit dikush që mburret me Millosheviqin edhe sot, kur gjithë bota e qytetëruar e konsideron “fashist” agresionin e tij kundrejt shqiptarëve dhe boshnjakëve.


Për ta pasur të qartë se si e përjetojnë shqiptarët këtë vendim, mund të themi se ai është i njëjtë sikur një shkrimtar që e kishte mbështetur nazizmin e Hitlerit, pas Luftës së Dytë Botërore, të marrë çmimin Nobël për letërsi!

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup pret që drejtuesit e institucionit për ndarjen e çmimit Nobël për letërsi, ta rishqyrtojnë vendimin e tyre, dhe t’u kërkojnë falje shqiptarëve dhe boshnjakëve për këtë vendim skandaloz.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë - 19 vjet burgim së bashku për dy të pandehurit

Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë - 19 vjet burgim së bashku për dy të pandehurit

Drejtësi

"Abelardi po më pyet mos po doni me këtë harç me shpërnda Kuvendin" - Konjufca shkakton të qeshura në seancë plenare

Lajme
Armë

Armë "Made in Albania" brenda vitit 2030, deputeti zbulon çfarë do të prodhojë Shqipëria

Lajme
Policia vihet në kërkim të Enver Sekiraqës, kërkon ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia vihet në kërkim të Enver Sekiraqës, kërkon ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e tij

Lajme
Arrestohet Agron Gashi, i dyshuari kryesor për plagosjen në Pejë

Arrestohet Agron Gashi, i dyshuari kryesor për plagosjen në Pejë

Kronika e Zezë
Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Lajme
Kalo në kategori