Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar me dy vjet burgim të pandehurin F.Q., i cili në shkurt të këtij viti i kishte shkaktuar lëndim të rëndë trupor viktimës U.G.
Në një komunikatë për media, Departamenti për Krime të Rënda ka bërë të ditur se me këto veprime i pandehuri F.Q. ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor.
“Me datë 09.02.2019, rreth orës 22:00 në Pejë, pikërisht në parkingun përballë një lokali, me mjet të rrezikshëm – boks të hekurit me pjesë të shtuar – thikë, i shkakton lëndim truporë të dëmtuarit U.G. që rezulton me shëmtim të përhershëm të tij, në atë mënyrë që përderisa i pandehuri po hynte në lokal, në mes të lokalit takohet me dëshmitarin E.N, ku ky i fundit kërkon nga i pandehuri që të dalin jashtë për t’u sqaruar rreth një mosmarrëveshje te mëhershme ne mes tyre, ata dalin në parkingun përballë lokalit në fjalë e pas një fjalosje të shkurtër në mes tyre, aty afrohet edhe i dëmtuari U.G dhe në bisedë e sipër me të pandehurin ky i fundit e nxjerrë nga xhepi një boks të hekurit me pjesë të shtuar – thikë dhe e godet të dëmtuarin në anën e majtë të fytyrës duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Ndaj të pandehurit gjykata shqiptoj dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy (2) vite të cilin dënim i pandehuri nuk do ta vuaj nëse në kohëzgjatje prej dy (2) vite nuk kryen vepër të re penale.
I pandehuri është obliguar që në emër të shpenzimeve të procedurës penale, gjykatës të ia paguaj shumën prej njëqind (100) €, në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor shumën prej dyzet (40) €, si dhe në emër të kompensimit për viktimat e krimit shumën prej pesëdhjetë (50) euro.
I dëmtuari U.G për realizimin e kërkesës pasurore juridike është udhëzuar në kontest të rregullt civil”, thuhet në komunikatë.
Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAkuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025