LAJMI I FUNDIT:

Galaxy Note me çmim të përballueshëm do të lansohet në Evropë, sipas raportit të ri

Galaxy Note me çmim të përballueshëm do të lansohet në Evropë, sipas raportit të ri

Thashethemet për një Galaxy Note 10 me çmim më të përballueshëm, të intervalit mesatar, janë shfaqur gjatë javëve të kaluara. 


Edhepse ka dy modele në përbërjen Note10 këtë vit, versioni “i nivelit mesatar” të pajisjes është ende i kushtueshëm për atë që supozohej të ishte një variant më i përballueshëm.

Sipas një raporti të fundit, një Galaxy Note, me çmim të përballueshëm, jo vetëm që është në zhvillim, por së shpejti do të lansohet në Evropë. 

Me numrin e modelit SM-N770F, Galaxy Note i përmendur do të jetë në dispozicion në opsione me ngjyrë të zezë dhe të kuqe.

Emri i tij është ende një mister, megjithëse raporti sugjeron që Samsung mund të shkojë me Galaxy Note10 Neo (duke ndjekur një model më të hershëm të përballueshëm, Galaxy Note 3 Neo nga 2014), ose Galaxy Note10 Lite. 

Për sa i përket specifikave dhe çmimeve, Galaxy Note i lirë është ende një mister, por tani që mulliri i thashethemeve është në lëvizje, ne mund të presim të dëgjojmë më shumë rreth tij në javët e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Në korrik, Samsung prezanton Galaxy Z Flip6 - Fold6 dhe Galaxy Ring

Në korrik, Samsung prezanton Galaxy Z Flip6 - Fold6 dhe Galaxy Ring

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Teknologji
Kalo në kategori