LAJMI I FUNDIT:

Depresioni po i prek çdo ditë qytetarët në Maqedoni

Depresioni po i prek çdo ditë qytetarët në Maqedoni

Një një dhjetë shfrytëzues i rrjeteve sociale tregon shenja të ankthit depresiv. Në Ditën Botërore të sëmundjeve mentale depresioni përsëri kryeson listën e sëmundjeve mentale, të cilat shpeshherë përfundojnë me vetëvrasje. Në Maqedoni më të prekur nga kjo sëmundje janë mosha nga 15-24 vjeç si dhe mosha pas pensionimit. OBSH shënon këtë ditë nën moton “Parandalo vetëvrasje” meqë si në korniza botërore ashtu dhe në Maqedoni, më të shpeshta janë tentimet për vetëvrasje se sa vetë përfundimi tragjik. Gjatë vitit të shkuar në Maqedoni 121 persona kanë bërë vetëvrasje.

“Ajo që është e rëndësishme të thuhet është rritja e tentativave për vetëvrasje në veçanti tek popullata e re. Grupi më i rrezikuar janë edhe mosha e shtyrë pas 65 vjetësh. 1.. Jemi dëshmitar se tek popullata e re rrjetet sociale dhe interneti kanë ndikim të jashtëzakonshëm dhe të jetuarit në jetën virtuale të cilën e krijojnë ata vetë nëpër rrjete elektronike. Poashtu jemi dëshmitarë se një vajzës së re më e rëndësishme i duket të merr “like” në ndonjë rrjet social, se sa një kompliment nga partneri i saj”, tha Stojan Bajraktarov, drejtor i Klinikës së Psihijatrisë në Shkup.

Megjithatë autoritetet Shëndetësore thonë se është shumë me rëndësi detektimi i hershëm i sëmundjes e cila ndihmon në eliminimin e tërësishëm të saj.


“E rëndësishme është se depresioni është sëmundje e cila shërohet, ne kemi shumë “armë” me të cilat mund ta luftojmë depresionin, nisur që nga medikamentet deri tek teknikat e shumta psikosociale, aktivitete, shërbime që i ofrojmë. Duhet të punojmë shumë mbi stigmën, në ngritjen e vetëdijes publike”, theksoi Stojan Bajraktarov, Drejtor i Klinikës së Psihijatrisë në Shkup.

Në korniza botërore 800,000 njerëz vdesin çdo vit si rezultat i vetëvrasjes, që i bie një person në çdo 50 sekonda. Ndryshe, në Klinikën e Psikiatrisë në Shkup për momentin janë të hospitalizuar mbi 50 pacientë me sëmundje të ndryshme mendore, ndërkaq në bazë mujore në këtë Klinikë kontrollohen rreth 1200 pacientë./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

Lajme
Kalo në kategori