LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen pesë persona të dyshuar për “falsifikim të dokumenteve”, përfshirë edhe diploma shkollore

Arrestohen pesë persona të dyshuar për “falsifikim të dokumenteve”, përfshirë edhe diploma shkollore

Policia e Kosovës me njësitë kompetente për hetimin e krimit ekonomik dhe korrupsionit, njofton se pas hetimeve disa mujore dje me datën 09.10.2019, në lokacione të ndryshme në rajonin e Prizrenit dhe Prishtinës, ka arrestuar pesë (5) persona të dyshuar për veprën penale “falsifikim i dokumenteve”.

Sipas njoftimit për media pesë (5) personat e dyshuar tani më të arrestuar, duke vepruar në grup në një periudhë kohore, me veprimtari ilegale të shtrirë në disa komuna dhe rajone të ndryshme të Republikës së Kosovës në këmbim të pagesave në tarifa të ndryshme, kanë siguruar dokumente zyrtare të falsifikuara–diploma të aftësimit profesional, diploma të shkollimit të mesëm e të tjera, për persona të ndryshëm.

“Pas disa muajve të zhvillimit të hetimeve profesionale dhe aplikimit të masave të përcaktuara sipas kodit të procedurës penale të RKS-së (KPPRKS-së), nga sektori rajonal i hetimeve në Prizren në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit dhe Drejtorinë për Mbështetje të Hetimeve nga DPP në Prishtinë, dje me datën 09.10.2019, në flagrancë janë arrestuar pesë (5) persona të dyshuar (4 meshkuj/shqiptarë/kosovarë dhe një femër sh/kosovare) duke shitur diploma të shkollës së mesme. Si vazhdimësi e operacionit gjatë bastisjeve të realizuara në rajonin e Prizrenit dhe Prishtinës janë sekuestruar në cilësi të provave materiale: para, telefona mobilë, kopje të diplomave të profileve të ndryshme, vula, formularë të ndryshëm, forma bllanko të diplomave e të tjera”, thuhet në njoftim.


Sipas njoftimit plani operativ është realizuar në bashkëpunim dhe bashkërendim të plotë nga Sektori Rajonal i Hetimeve, Drejtoria Rajonale në Prizren, prokurori i Prokurorisë Themelore-Prizren, Njësia për Reagim të Shpejtë në Prizren dhe Drejtoria për Mbështetje të Hetimeve në DPP Prishtinë.

“Të dyshuarit me vendim të prokurorit kompetent dërgohen në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orëve, për procedura të mëtejme ligjore”, thekson njoftimi.

Policia inkurajon qytetarët që çdo informacion të rëndësishëm që mund të dërgojë në parandalimin dhe luftimin e këtyre dukurive negative, përfshirë informacionet tjera që ndërlidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin, të vazhdojnë të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, në mënyrë që kryerësit këtyre veprave penale të dalin para organeve të drejtësisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet

Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet

Kronika e Zezë
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kalo në kategori