LAJMI I FUNDIT:

Aksident ndërmjet një veture dhe një motokultivatori në Gllarevë, humb jetën një person dhe lëndohen tre të tjerë

Aksident ndërmjet një veture dhe një motokultivatori në Gllarevë, humb jetën një person dhe lëndohen tre të tjerë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, nëpërmjet një njoftimi për media bënë të ditur se me datën 09.10.2019 rreth orës 22:30 në rrugën Prishtinë-Pejë, në fshatin Gllarevë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.

Sipas njoftimit në këtë aksident ishin të përfshira një automjet i markës Opel me targa vendore i drejtuar nga i dyshimti dhe një motokultivator i drejtuar nga viktima, ku si pasojë e aksidentit një person ka ndërruar jetë në vend të ngjarjes.


Ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e viktimës, ndërsa tre persona janë lënduar dhe të njëjtit pas tretmanit mjekësor janë liruar për në shtëpi.
Ne njoftim thuhet se në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe prokurori i shtetit.

Hetuesit rajonalë për hetimin e aksidenteve janë duke u marrë me rastin në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit dhe me urdhër të të njëjtit i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet në murgun e spitalit rajonal në Pejë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori