LAJMI I FUNDIT:

Rinumërimi i 313 vendvotimeve nis sot pasdite

Rinumërimi i 313 vendvotimeve nis sot pasdite

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur dje, mori vendim që të rinumërohen 313 vendvotime.

10 vendvotime do të rinumërohen pasi sipas QNR këto vendvotime nuk kanë arritur të procesohen si të rregullta për shkak të parregullsive, ndërsa 303 vendvotime, do të rinumërohen për shkak të gabimeve teknike në formularin e përputhjes së të dhënave dhe rezultateve.


Rinumërimi i votave nga këto 313 vendvotime do të fillojë sot pasdite. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Sot pasdite fillon rinumërimi i 313 vendvotimeve për të cilat vendosi KQZ-ja një ditë më herët. Rinumërimi do të bëhet në transparencë të plotë, në prezencë të vëzhguesve”, tha Elezi.

Koordinatori i Qendrës për Numërimin e Rezultateve (QNR), Burim Ahmetaj, ka treguar dje në mbledhjen e mbajtur për parregullsitë që kanë hasur gjatë procesit të numërimit.

KQZ vendos për rinumërim të 313 vendvotimeve
Lexo po ashtu KQZ vendos për rinumërim të 313 vendvotimeve

“Në QNR një numër i rezultateve nuk ka mundur të procedohet siç ishte ndërrimi i shiritave apo edhe mospërputhjet me faqe. Në i kemi dërguar në karantinë dhe i kemi bashkangjitur raportet. Ky raport thotë se duhet patjetër te nunërohet. Në disa vendvotime mungon përputhja me fletëvotime”, tha ai.

Kurse kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se formularët janë shtypur gabimisht. Ajo tha se sekretariati është bartës i shtypjes të cilët janë shpërndarë në të gjithë Kosovën. /Telegrafi/