LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia e tij ishte rrethuar nga policia, momenti kur politikani ugandas arratiset me një motoçikletë

Shtëpia e tij ishte rrethuar nga policia, momenti kur politikani ugandas arratiset me një motoçikletë

Ylli i popit nga Uganda dhe figura kryesore e opozitës Bobi Wine ka bërë një arratisje dramatike me motoçikletë, duke shmangur arrestimin nga forcat e sigurisë pasi ata barrikaduan shtëpinë e tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Wine ndau një video në Facebook të mërkurën, me titullin ku shihet ai vetë duke hipur në një biçikletë të rrethuar nga mbështetës dhe dashamirës.


Wine së pari erdhi në pah në vitin 2017 kur ai fitoi zgjedhjet për të përfaqësuar një elektorat afër Kampala

Përdoruesit e tjerë të mediave sociale postuan videon në Twitter ku tregonin se si Wine po ndiqej nga policia ndërsa u hodh në pjesën e pasme.

Muzikanti në Twitter më herët gjatë ditës kishte postuar fotografi të policisë dhe agjencive të sigurisë që rrethonin shtëpinë e tij dhe kinse e ndaluan atë të performojë në koncertin e tij të planifikuar në Busabala.

Është zbuluar të martën se Inspektori i Përgjithshëm i Policisë, Martins Okoth Ochola, kishte anuluar shfaqjen muzikore të Ditës së Pavarësisë të Wine, njoftuan mediat lokale. Uganda shënoi 57 vjet pavarësi të mërkurën.

Sipas një letre që Ochola i shkruajti Policisë Metropolitane Kampala, Wine nuk bëri plane përgatitore të mjaftueshme për kontrollin e trafikut, kujdesin mjekësor dhe kontrollin e turmës.

Muzikanti u arrestua së fundmi në prill për dyshimin se organizoi një protestë vitin e kaluar, por u lirua nga burgu pas disa ditësh. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori