Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar rezultatet preliminare për zgjedhjet parlamentare, të cilat janë mbajtur ditën e diele (6 tetor).
Sipas këtyre rezultateve preliminare të cilat nuk përfshijnë votat me kusht dhe ato nga diaspora, koalicioni NISMA-AKR nuk ka kaluar pragun zgjedhor.
Në zgjedhjet e së dielës, koalicioni NISMA-AKR ka marrë 39 mijë e 495 vota ose, 4.94 për qind.
Lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të së dielës, për Telegrafin është deklaruar sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re, Vesel Makolli.
“Disa vendvotime do të rinumërohen pasi që janë vërejtur disa gabime kemi shpresë që del diçka, po ashtu presim edhe numërimin e votave nga diaspora dhe me kusht, besojmë shumë që edhe aty kemi aty vota dhe do ta kalojmë pragun “, ka thënë ai për Telegrafin.
Telegrafi ka provuar të marrë edhe një koment nga Nisma Socialdemokrate, mirëpo këta të fundit nuk i janë përgjigjur thirrjeve të redaksisë.
Ndërkohë, KQZ ka bërë të ditur se sipas rezultateve preliminare, partia fituese e zgjedhjeve parlamentare 2019, është Lëvizja Vetëvendosje me gjithsej 203 mijë e 52 vota ose 25.49 për qind. Pas VV-së, radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës me 197 mijë e 702 vota ose 24.82 për qind. Partia Demokratike e Kosovës zë vendin e tretë me 169 mijë e 211 vota ose 21.24 për qind.
Në zgjedhjet parlamentare, kanë votuar 812 mijë e 49 votues apo 44.18 për qind./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak