LAJMI I FUNDIT:

KMDLNj: Kryetarit të Vushtrrisë, Xhafer Tahirit po i shkelen të drejtat e njeriut përmes linçimit publik

KMDLNj: Kryetarit të Vushtrrisë, Xhafer Tahirit po i shkelen të drejtat e njeriut përmes linçimit publik

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj etiketimit që sipas tyre, mediat po i bëjnë kryetarit të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, pas një video incizimi të publikuar ku pretendohet se dëgjohet zëri i vëllait të tij, S.T. dhe një personi tjetër, e në të cilën flitet për ryshfet.

Në një komunikatë për media, KMDLNj thekson se Tahirit po i shkelen të drejtat e njeriut përmes linçimit publik, ndonëse nuk është ngritur asnjë dyshim për përfshirje në këtë vepër penale.

“Në rastin konkret , KMDLNj vlerëson se kryetarit të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri i shkelen të drejtat e njeriut, i cenohet personaliteti, dinjiteti dhe autoriteti, pa e provuar me asnjë fakt implikimin e tij në këtë vepër penale andaj, çdo paragjykim i rastit është ndërhyrje në punën e hetuesisë dhe përpjekje për ushtrim ndikimi në gjyqësorë”, thuhet në komunikatë.


Tutje, aty thuhet se KMDLNj nuk e paragjykon as fajësinë apo pafajësinë e të dyshuarve të arrestuar sepse këtë e kanë të garantuar me ligj dhe nëse shkelet ligji atëherë cenohet dhe shkelet parimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës për presupozimin e pafajësisë.

“Fakti se të arrestuarit për vepër penale janë pjesë e familjes së kryetarit aktual të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, nuk e bënë me automatizëm të dyshuar kryetarin e komunës prandaj është i palejueshëm raportimi ku në plan të parë nuk theksohen të arrestuarit por kryetari i komunës e që del të jetë më i dyshuar se vet të arrestuarit. Titujt si: ‘arrestohet vëllai i kryetarit të komunës së Vushtrrisë ..’ , ‘Merret vendimi për vëllanë e kryetarit të Vushtrrisë …’ e të ngjashëm janë tituj paragjykues dhe linçues ndaj kryetarit Tahiri aq më parë që deri më tani ndaj tij nuk është ngritur asnjë dyshim për përfshirje në këtë vepër penale”, thekson KMDLNj.

Në rastin konkret, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut vlerëson se çdo paragjykim i rastit është ndërhyrje në punën e hetuesisë dhe përpjekje për ushtrim ndikimi në gjyqësorë.

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori