LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy persona në Fushë Kosovë për trafikim me njerëz

Arrestohen dy persona në Fushë Kosovë për trafikim me njerëz

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, pas pranimit të informatës për një rast ku dyshohej për trafikim me njerëz, ka filluar veprimet operativo-hetimore në koordinim me prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda.

“Policia, më 08.10.2019, gjatë kontrollit në një banesë në Fushë Kosovë, ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj: S.S. viti i lindjes 1979 dhe J.Sh. viti i lindjes 1978, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale: ‘Trafikim me njerëz’ dhe ‘Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit’.

Hetuesit policorë në vend ngjarje kanë gjetur dhe sekuestruar prova materiale të cilat do të përdorën në procedura të më tejme gjyqësore.

Viktimat e rastit janë trajtuar sipas ‘Procedurave standarde për viktimat e trafikimit’, të njëjtat janë dërguar në strehimore të sigurt”, thuhet në njoftimin për media.

Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar, dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestimi i qytetarit të Kosovës nga autoritetet serbe, KMDLNj fajëson MPJD-në

Arrestimi i qytetarit të Kosovës nga autoritetet serbe, KMDLNj fajëson MPJD-në

Lajme
Arrestohet shtetasi nga Kosova në Aeroportin e Tiranës, rezulton i akuzuar nga autoritetet belge për vjedhje

Arrestohet shtetasi nga Kosova në Aeroportin e Tiranës, rezulton i akuzuar nga autoritetet belge për vjedhje

Lajme
Nis testimi mjekësor dhe psikologjik i pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës

Nis testimi mjekësor dhe psikologjik i pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës

Lajme
Këta janë zyrtarët e ASH që do t’i udhëheqin dikasteret në qeverinë e re

Këta janë zyrtarët e ASH që do t’i udhëheqin dikasteret në qeverinë e re

Politikë
“Bunarfest” me përvoja të veçanta për pjesëmarrësit

“Bunarfest” me përvoja të veçanta për pjesëmarrësit

Komunat
Kurti pas takimeve me mërgimtarët në Stamboll: Ata janë përfaqësimi i shtetit dhe popullit tonë në Turqi

Kurti pas takimeve me mërgimtarët në Stamboll: Ata janë përfaqësimi i shtetit dhe popullit tonë në Turqi

Lajme
Kalo në kategori