LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Zvezdas, Milojevic: Gëzohemi që po shkojmë të luajmë në mesin e bashkëqytetarëve tanë në Kosovë

Trajneri i Zvezdas, Milojevic: Gëzohemi që po shkojmë të luajmë në mesin e bashkëqytetarëve tanë në Kosovë
Vladan Milojevic (Foto: Screenshot/YouTube/Crvena zvezda)

Trajneri i Crvena Zvezdas, Vladan Milojevic, ka folur para ndeshjes së 1/16 të finales së Kupës së Serbisë, të cilën skuadra e tij e luan kundër ekipit ilegal nga Kosova, Trepça, në Mitrovicë.

Ndeshja është caktuar të zhvillohet të mërkurën nga ora 14:00, ndërkohë që është raportuar se ekipi serb tashmë është nisur drejt vendit tonë.


“Crvena Zvezda ka gjithmonë pritje të mëdha. Për dy vite prej se jam trajner, na ka munguar suksesi në Kupën e Serbisë. Megjithatë, këtë vit jemi të vendosur ta kërkojmë edhe trofeun që na mungon në vitet e fundit në vitrina.

“Po ia fillojmë nga Mitrovica e Kosovës, ndjehemi mirë që po shkojmë të luajmë një ndeshje në mesin e bashkëqytetarëve tanë në Kosovë”, ka deklaruar Milojevic për faqen zyrtare të klubit.

Crvena Zvezda niset drejt Kosovës, klubi poston foto nga nisja e lojtarëve
Lexo po ashtu Crvena Zvezda niset drejt Kosovës, klubi poston foto nga nisja e lojtarëve

“Jemi shumë të gëzuar që do ta kemi mundësinë të takohemi me popullin tonë, të cilin e dimë se në çfarë situate ndodhet. Do të japim gjithçka nga vetja që të bëjmë lojë të mirë në një atmosferë sportive, jam i sigurt se do të ketë shumë publik. Nga ana tjetër, edhe për ata është gëzim i madh që do t’i shohin lojtarët e Crvena Zvezdas”.

“Është eveniment i madh sportiv, ndërsa vet shoqërimi para dhe pas ndeshjes, si edhe takimi me ta, do të paraqesë kënaqësi të madhe për të gjithë ne, zemrat tona do të jenë të plotësuara”, ka shtuar trajneri Milojevic. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bundesliga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori