LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria do të inspektojë nëse ka pasur parregullsi të përgjimeve gjatë transferimit nga DSK në Agjencinë e re

Prokuroria do të inspektojë nëse ka pasur parregullsi të përgjimeve gjatë transferimit nga DSK në Agjencinë e re

Pas dyerve të mbyllura Komisioni për Mbikëqyrjen e zbatimit të masave të ndjekjeve të komunikimit vendosi të informojë Prokurorinë Publike se të gjitha urdhrat e përgjimeve nuk ishin përfunduar pas përfundimit të punës së Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim.

“Komisioni në mënyrë unanime konkludoi të informojë Prokurorinë Publike pa paragjykuar nëse ka pasur ose jo, ndërhyrje të paligjshme gjatë ndërprerjes së urdhrave të ndjekjes së komunikimeve me përfundimin e punës së DSK-së dhe rikthimin në punës në periudhën kur filloi me punë ASK. Duke pasur parasysh që gjatë inspektimit nuk na janë dhënë urdhrat e inspektimit, disa nga materialet u prezantuan sot në vetë seancë. Komisioni ka vlerësuar se duhet të informojë Prokurorinë Publike për rastin”, tha kryetari i Komisionit Kuvendar për mbikëqyrjen e zbatimit të masave të ndjekjes së komunikimeve, Emil Dimitriev.

Komisioni Kuvendar, pika e parë në rendin e ditës së cilës ishte raporti për mbikëqyrjen e punës së ASK-së, mori pjesë edhe drejtori i ASK-së Viktor Dimovski.


“Disa urdhra mbarojnë, të tjerët fillojnë, kështu që nuk ka një numër konstant. Parimi i punës është i njëjtë, teknika e punës është e njëjtë nga DSK me të ASK-së”, tha Dimovski.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?

Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori