LAJMI I FUNDIT:

Sekretari i FFK-së, Salihu: Crvena Zvezdës duhet t’i ndalohet hyrja në Kosovë

Sekretari i FFK-së, Salihu: Crvena Zvezdës duhet t’i ndalohet hyrja në Kosovë

Media serbe raportojnë se nesër do të zhvillohet ndeshja në kuadër të Kupës së Serbisë ndërmjet Crvena Zvezdës së Beogradit dhe ekipit serb Trepça në Kosovë, edhe pse për këtë gjë ende nuk është marrë leja nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Lojtarët e skuadrës së Crvena Zvezdës do të vendosen sonte në Novi Pazar për ta kaluar natën, ndërsa nesër në ora 11 pritet të jenë në pikën kufitare në Jarinë.


Mirëpo një gjë të tillë nuk pritet ta lejojë Federata e Futbollit të Kosovës, ku sipas sekretarit të përgjithshëm i kësaj Federate, Eroll Salihu, një gjë e tillë është absurde dhe tanimë FFK ka lajmëruar organet përgjegjëse që ta ndalojë zhvillimin e kësaj ndeshje.

“E kemi lajmëruar policinë, UEFA, FIFA-n, kjo ndeshje është një ndeshje ilegale dhe nuk do të lejohet të luhet. Tanimë organet shtetërore duhet ta bëjnë punën e tyre të mos lejojnë hyrjen e ekipit serb në Kosovë”, ka thënë Salihu për KosovaPress.

“Kosova kurrë nuk ka qenë pjesë e Federatës Serbe e tash në këtë kohë ata po tentojnë me hy në Kosovë për të zhvilluar një ndeshje ilegale, kjo është absurde. Shpresojmë që organet kompetente të mos lejojnë që një ndeshje e tillë të zhvillohet në territorin e Kosovës”, shtoi sekretari i FFK-së.

Ndeshja mes këtyre dy klubeve është paraparë të zhvillohet nesër me fillim nga ora 15:00.

Në trend Sport

Më shumë
Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Premier League
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori