LAJMI I FUNDIT:

Banka Botërore: ‘Kosova e Re’ është ende në lojë, por ne nuk e mbështesim

Banka Botërore: ‘Kosova e Re’ është ende në lojë, por ne nuk e mbështesim

Për vitin 2019 rritja ekonomike në Kosovë parashikohet të arrijë në 4 për qind, krahasuar me 3.8 për qind në vitin 2018, e shtytur nga konsumi, eksportet e shërbimeve dhe investimet.

Kështu u tha gjatë prezantimit të raportit të rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor nga Zyra e Bankës Botërore në Kosovë.

Drejtor i Bankës Botërore në Prishtinë, Marco Mantovanelli, theksoi se deficiti i përgjithshëm buxhetor pritet të mbetet nën 3 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto dhe brenda kufirit të rregullës fiskale prej 2 për qind që përjashton shpenzimet kapitale të financuara nga të ardhurat e privatizimit dhe institucionet financiare ndërkombëtare.


Ndërsa, performanca pakëz e ulët e në të hyra, krahasuar me planin, do të mbikompensohet me nën-ekzekutim të konsiderueshëm të projekteve kapitale.

Ndërkaq, shpenzimet për mbrojtje sociale me shënjestrim të dobët mbeten të larta dhe vazhdojnë të kufizojnë hapësirën fiskale.

“Në Kosovë, mesazhi është që ka progres, por jo mjaftueshëm kur e shohim faktin që 60 për qind e popullsisë së të rinjve në Kosovë (moshë pune) nuk janë aktivë në tregun e punës. Pra, nuk punojnë ose nuk kërkojnë vende të punës. Kështu që shumë më shumë duhet krijuar rritje ekonomike që gjeneron më shumë vende pune”, deklaroi Mantovanelli.

Asli Senkal, ekonomiste në Bankën Botërore për Kosovë, tha se pjesëmarrja në fuqinë punëtore vazhdon të jetë e ulët, përkundër shkallës së lartë kronike të papunësisë.

“Në tremujorin e dytë të 2019-së papunësia shënoi rënie me 4.1 pikë përqindje, nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, për shkak të punësimit më të lartë, por edhe të pjesëmarrjes më të ulët në fuqinë punëtore. Në tre mujorin dytë të 2019 shkalla e punësimit u ngrit ngase u krijuan më shumë vende pune në Kosovë, mirëpo shkalla e papunësisë edhe më tutje mbetet më e larta në rajon, përkundër zhvillimeve kohëve të fundit pozitive në tre mujorin e dytë 2019”, theksoi Senkal.

Ndërsa, Mantovanelli tha se Banka Botërore nuk përkrah projekte energjetike me thëngjill, në këtë rast projektin “Kosova e Re”, edhe pse sipas tij, ka mungesë të energjisë elektrike në Kosovë.

Ai ka treguar se ky projekt është ende në lojë, por Banka Botërore përkrah projekte energjetike vetëm të ripërtritshme.

“Projekti ‘Kosova e Re’ edhe më tutje është në lojë ose në vazhdim, edhe pse nuk e dimë çfarë do të jetë rezultati. Nëse dështon ky projekt, pasojat janë që Kosova do të duhet që të përzgjedhë skenarë alternative. Personalisht shoh skenarë që e thashë edhe më herët, për çka ne ofrojmë mbështetje për opsionet e ripërtritshme”, deklaroi ai.

Në fund, Mantovanelli përgëzoi Kosovën për zgjedhje transparente, por kërkoi që të formohet sa më parë qeveria e re. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori