LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Kemi mundësi historike t’i bashkojmë ambiciet e përbashkëta në interes të gjithë Evropës

Osmani: Kemi mundësi historike t’i bashkojmë ambiciet e përbashkëta në interes të gjithë Evropës

Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot në mëngjes realizoi bisedë telefonike me ministren për Evropë dhe përfaqësuese e Republikës së Francës në BE, Amélie de Montchalin.

““Para nesh kemi mundësi të papërsëritshme ti bashkojmë interesat e dy vendeve tona, duke krijuar shembull të vërtetë për atë se si avancohet në integrime evropiane, përmes udhëheqjes, përmes vendimeve të guximshme dhe kompromiseve afatgjate, si dhe përmes reformave të qëndrueshme dhe themelore” theksoi Osmani në bisedë, duke referuar gatishmërinë e Qeverisë në mënyrë aktive të merr pjesë në promovimin e vlerave evropiane të Ballkanit”, si element thelbësor në ndërtimin e një Evrope më të sigurt, më stabil dhe më prosperuese.

““Negociatat e BE-së me Republikën e Maqedonisë së Veriut paraqet mundësi që në vepër të demonstrohet kredibiliteti i perspektivës evropiane, si lëndë themelore djegëse për zgjidhjen e konflikteve në rajon, duke dërguar sinjal të qartë deri tek të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, për modelin evropian i cili pritet të etablohet tek të gjitha vendet që duan anëtarësim në Union”, theksoi Osmani, duke shprehur shpresë se në Samitin e ardhshëm të BE-së do ta konfirmojnë këtë angazhim për realizimin e interesit të përbashkët.


Biseda telefonike me Ministren për Evropë, de Montchalin është pjesë e aktiviteteve të zëvendëskryeministrit Osmani me përfaqësuesit e metropoleve evropiane, në prag të vendimit për fillimin e negociatave në Samitin BE-së në tetor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Lajme
AAK dënohet me 12 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

AAK dënohet me 12 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

Lajme
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Lajme
Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore

Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore

Lajme
Kalo në kategori