Britania e Madhe ka thënë të ketë rishikuar regjimin e tarifave që do të hyjë në fuqi, në rast se largohet nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje, që i bie se 88 për qind e importeve totale nuk do të përballen me tarifa.
Me qëllim të mbajtjes së çmimeve të përballueshme për konsumatorët dhe pa shkatërruar tregjet e brendshme, Britania ka thënë se, “sipas një procesi të ri të rishikimit”, ndryshimet mund të jenë të mundshme nga dita e parë.
“Britania e Madhe është komb i tregtisë së lirë dhe bizneset britanike janë në një pozicion të fuqishëm për të garuar në një ambient të tregut të lirë”, ka thënë ministri për Politika të Tregtisë, Conor Burns.
Teksa kanë mbetur vetëm 23 ditë para se Britania e Madhe të largohet nga blloku tregtar më i madh në botë dhe ndërkohë që largimi pa marrëveshje është një nga skenarët më të mundshëm, qeveria e kryeministrit britanik, Boris Johnson është duke shtuar përgatitjet për një largim potencialisht kaotik.
Fillimisht Londra pati publikuar një regjim të përkohshëm të tarifave, para datës fillestare kur ishte planifikuar të largohej nga bllokuar evropian në muajin mars.
Mirëpo sipas planit të rishikuar që është rezultat i komenteve të sektorit të industrisë, qeveria ka paraparë disa masa mbrojtëse për prodhuesit britanikë, siç është sektori i makinave dhe bujqësisë, pasi sektorët tjerë pritet të përballen me garë më të dobët nga vendet tjera.
Britania e Madhe pritet të largohet nga Bashkimi Evropian më 31 tetor.
Kryeministri i këtij shteti, Boris Johnson ka thënë se do ta largojë Britaninë nga blloku evropian me apo pa marrëveshje, ndonëse ligjvënësit britanikë kanë miratuar një ligj që detyron atë të kërkojë shtyrje të datës për finalizim të BREXIT-it, nëse nuk arrihet një marrëveshje deri më 19 tetor.
Vendimi për largim të Britanisë së Madhe nga blloku evropian ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016. /REL/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'