Ky është Aston Martin Vantage Roadster i ri, për herë të parë me kulm të hapur
Porsche 911 Carrera Cabriolet është rivali kryesor, që Aston Martin e ka në shënjestër
Tani e një kohë, dihet se Aston Martin do ta sjellë një Vantage tërësisht të ri, që do ketë tavan të hapur, transmeton Telegrafi.
Meqenëse janë bërë afro dy vjet, që kur u shfaq kjo makinë me pjesën e sipërme, tani ishte kohë që të arrijë edhe versioni që mund të hapet.
Në muajin mars, shefi kreativ i Aston Martin, Marek Reichamn ka bërë të ditur se kjo makinë do të arrijë deri në fund të këtij vitit, ndërsa tani u shfaqen imazhet, që na tregojnë këtë veturë, të cilën Porsche 911 Carrera, do ta ketë rivale të fuqishme.
Kulmi që i është hequr për herë të parë, nuk ia ka ndryshuar Vantage Roadster linjat e këndshme, që i ka të ngjashme me kupenë. Vetëm se ndryshojnë dritat LED, si dhe disa përfundime janë më moderne.
Detajet teknike nuk janë bërë të ditura, por mësohet se nën kapak do ta ketë motorin me 4.0 litra V8, që mund të prodhojë deri në 503 kuaj fuqi.
Të gjitha këto, i mundësojnë Aston Martin Vantage Roadster që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 3.5 sekonda, derisa ka edhe stil shumë të mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDetaje nga Renault 4 i ri, i cili do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash
Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij
Mercedes ndan pamje nga versioni i ri CLE
Fshirësit e xhamit nuk funksionojnë - kjo vajzë ka një zgjidhje të thjeshtë që bëri të gjithë të qeshin
Shoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'