LAJMI I FUNDIT:

Reka: Orteku post-korruptiv filloi rrokullisjen nga Prishtina, nuk dihet ku do të ndalet

Reka: Orteku post-korruptiv filloi rrokullisjen nga Prishtina, nuk dihet ku do të ndalet

Ish-kandidati për president në Maqedoninë e Veriut Blerim Reka, përmes një postimi në Facebook ka komentuar zgjedhjet kuvendare në Kosovë, si dhe fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje.

Reka shkruan se ai e ka paralajmëruar fitoren e Vetëvendosjes dhe Albin Kurtin si kryeministër, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Kur vjet shkruajta, se “orteku i pandalshëm anti-korruptiv në Ballkan”, do filloj nga Kosova; shumica qeshnin. Po aq edhe kur thoja se Albin Kurti, do i udhëheq negociatat finale me Beogradin. Ndërkohë, SHBA-të proklamuan luftën globale kundër korrupsionit – si prioritet të politikës së jashtme – e në prag të zgjedhjeve porositën: “mos i votoni të korruptuarit”, duke kërkuar: “ide të reja për dialogun: Kosovë- Serbi””.


“Aq e thjeshtë sa s’ bëhet: korrupsioni u bë kërcënim gjeosatrategjik, e negociatat për mbylljen e këtij kërcënimi në Ballkan, nuk mund t’i udhëheqin politikanët e korruptuar. Por, 6 tetori, do i prish edhe aleancat rajonale të krimit. Orteku post-korruptiv, sapo e filloi rokullisjen nga Prishtina. Nuk dihet, ku do ndalet…”, ka shkruar Reka.

Ndryshe, në zgjedhjet parlamentare të cilat u mbajtën dje në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para, ndërsa e dyta është Lidhja Demokratike e Kosovës, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe koalicioni AAK-PSD./Telegrafi/