LAJMI I FUNDIT:

Pesë të arrestuar në 24 orët e fundit

Pesë të arrestuar në 24 orët e fundit

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar pesë persona, si dhe është bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit të një personi, për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit nga Prokuroria e Shtetit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre persona të dyshuar, ndërsa ajo në Prizren, ka ndaluar një person, nën dyshimin se është përfshirë në kryerjen e veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”.


Në Prokurorinë Themelore në Gjilan, një person i moshës 69-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga djali i tij. Prokurori i rastit ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë i të ndjerit, të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë, ndërsa rasti është cilësuar si ‘’vdekje e dyshimtë’’.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar, si dhe ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një person me dyshimin se ka kryer veprën penale “vjedhja”, si dhe një person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorimi i besimit”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori