Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë , Lulzim Basha ka uruar dy partitë kryesuese të zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, Vetëvendosje dhe LDK.
Në postimin e tij në Facebook ai përgëzon gjithashtu udhëheqësit e forcave të tjera politike, garuese në këto zgjedhje si dhe shton se populli i Kosovës ka dhënë një shembull frymëzues për pjesëmarrjen civile dhe masive në zgjedhje.
Postimi i plotë i Bashës:
“Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj si shtet demokratik. Populli i Kosovës votoi për ndryshim duke mandatuar opozitën për të udhëhequr në rrugën e transformimit ekonomik dhe integrimit euro-atlantik. Urimet më të përzemërta LVV dhe LDK, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren.
Përgëzime udhëheqësve të forcave të tjera politike garuese në këto zgjedhje që me qëndrimet e tyre evropiane japin garanci për ecjen përpara të Kosovës.
Dje populli i Kosovës dha një shembull frymëzues me pjesëmarrjen civile dhe masive në zgjedhje, Policia e Kosovës tregoi profesionalizëm të lartë në ndalimin e menjëhershëm të atyre që cenuan sekretin e votës së lirë duke e fotografuar atë. Kosova i dëshmoi botës se është një demokraci funksionuese dhe se meriton sa më parë vendin dhe rolin e saj në të gjitha institucionet dhe proceset ndërkombëtare. Urime Kosovë!”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një vit pasi u vendos në listën e zezë, Ramiz Merko u paraqit në gjykatë
Rritje me 64 për qind e netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri
AAK kundër shpërndarjes së Kuvendit, Tahiri: Diaspora nuk e mbështetë më Kurtin, qeveria s’po punon për lehtësimin e votimit të tyre
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251