Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave.
Numërimi i fletëvotimeve në vendvotime është përmbyllur mbrëmë, por vetëm procesimi i të dhënave nuk është bërë akoma për 4 për qind të vendvotimeve.
Deri më tani sipas rezultateve preliminare, e para është Lëvizja Vetëvendosje me 25,81%, e dyta Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,05%, e treta Partia Demokratike e Kosovës me 21,19% dhe e katërta kolaicioni AAK-PSD me 11.61%.
Koalicioni NISMA-AKR-PD rrezikojnë të mos e kalojnë pragun zgjedhor.
Sipas rezultateve të deritanishme, koalicioni në mes Fatmir Limajt dhe Behgjet Pacollit ka rënë nën 5%, duke rrezikuar kështu hyrjen ne Kuvend.
Në nenin 111 të ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës specifikohet qartë se ndarja e vendeve në Kuvend bëhet në bazë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme që i ka fituar secili subjekt politik.
“Neni 111, pika 111.2 a) në mesin e subjekteve politike që përfaqësojnë komunitetin serb dhe komunitetet tjera joshumicë dhe në mesin e subjekteve politike të cilat nuk përfaqësojnë komunitetin serb dhe komunitetin joshumicë të cilat kanë fituar së paku pesë përqind (5%) nga numri i përgjithshëm i votave të vlefshme në zgjedhjet për Kuvend”.
Deri tash koalicioni NISMA-AKR ka 4,93% apo 37 mijë e 786 vota. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe