LAJMI I FUNDIT:

Lansohet paraqitja e shkurtër e “Batwoman”

Lansohet paraqitja e shkurtër e “Batwoman”
Ruby Rose (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

Janë publikuar pamjet e para nga seriali i ri, “Batwoman”, në të cilin rolin e superheroit Bruce Wayne nga Gotham City e merr kushërira e tij, Kate Kane, rolin e të cilës e luan Ruby Rose.

Në dy episodet e para të serialit që do të jepet premierë këtë fundjavë, do të shfaqen banorët e Gothamit që besojnë se Batmani është kthyer pas mungesës trevjeçare, duke mos menduar në asnjë çast se është fjala për një femër.


Njësoj si të gjithë superheronjtë, edhe Kate ka një të kaluar tragjike të lidhur me një fatkeqësi komunikacioni të shkaktuar nga një komplot i Jokerit.

Në atë fatkeqësi, Batmani ka arritur t’i ndihmojë protagonistes që të shpëtojë, mirëpo automjeti ka rënë nga ura së bashku me nënën dhe motrën e saj binjake.

Babai i saj, Jacob Kane, është pronar i një kompanie private të sigurimit me staf të përbërë nga veteranë elitarë. Kate i nënshtrohet stërvitjes intensive për t’iu bashkuar punës familjare.

Krahas Ruby Rose, luajnë edhe Elizabeth Anweis, Rachel Skarsten, Dougray Scott, Camru Johnson, Nicole Kang, Sam Litlefield dhe shumë të tjerë, ndërsa regjinë dhe skenarin e ka bërë Caroline Dries,e njohur për realizimin e “The Vampire Diaries” dhe “Smallville”. /Telegrafi/