LAJMI I FUNDIT:

Telefoni i lirë nga Apple, iPhone SE2, do të vijë në pranverën e 2020

Telefoni i lirë nga Apple, iPhone SE2, do të vijë në pranverën e 2020

iPhone i lirë, i quajtur iPhone SE2, fillimisht u shfaq në thashetheme në fillim të muajit të kaluar kur dëgjuam se mund të kthehej në pranverën e vitit 2020, me një ngjashmëri të madhe me iPhone 8. 

Analisti i Apple, Ming-Chi Kuo po hedh bastin e tij për këtë çështje, në thelb duke ri-zgjuar raportet e mëparshme. 


Sipas Kuo, do të shohim lansimin e iPhone SE2 në pranverën e vitit 2020, me një çmim më të lirë se iPhone-ët e tjerë, me procesorin Apple A13, 3 GB RAM dhe një pamje si Phone 8. 

Parashikuar të shesë rreth 30-40 milion njësi në vitin 2020, iPhone SE2, sipas Kuo, do të pasqyrojë konfigurimin e iPhone 8, por nuk ka parashikuar çmimin e iPhone më të lirë. 

Përpara se Apple të ndërpresë iPhone SE origjinal, pajisja doli në treg për 349 dollarë në versionin 32 GB.

Kuo, megjithatë, parashikon që audienca e synuar e këtij modeli do të jenë pronarët e iPhone 6, ose, në përgjithësi, njerëz që nuk janë të hipnotizuar nga pajisjet më të fundit dhe më të mëdhenjtë të Apple. /Telegrafi/