LAJMI I FUNDIT:

Kalon 27 vite në burg për një krim që se kishte kryer, dëmshpërblehet me 27 milionë dollarë

Kalon 27 vite në burg për një krim që se kishte kryer, dëmshpërblehet me 27 milionë dollarë

Një burrë, i cili bëri 27 vite burg për një vrasje që nuk e kishte kryer, ka fituar dëmshpërblim 27 milionë dollarë.

Ai u shpërblye me 1 milionë dollarë për çdo vit që qëndroi pas hekurave.

Mark Schand nga  Hartford, Masaçusets ishte dënuar me burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht.


55-vjeçari u dënua për vrasjen e Victoria Seymour në vitin 1986.

Nëna e tre fëmijëve u godit me një plumb pasi shkëmbimi i drogës mes  tregtarëve Charles ‘Heavy’ dhe Daivd Stokes me Anthony Cooke dhe Michael Hosten shkoi keq.

Ngjarja e rëndë ndodhi në  After Five Lounge  në  Rifle Street  më 2 shtator të vitit 1986.

Schand ishte identifikuar nga oficerët si një njeri problematik dhe tre javë më vonë një dëshmitar tha se ishte 50% i sigurt që Mark  qëlloi me armë.

Vëllezërit Stokes identifikuan gjithashtu Schand  si vrasësin e Victoria.

Por hetuesit e Centurion Ministries, një organizatë jofitimprurëse që ekzaminon rastet e njerëzve që besohet të jenë dënuar gabimisht për krime, morën çështjen e Schand në 2010, 23 vjet pas dënimit të tij.

Dhe ata gjetën një dëshmitar që konfirmoi se Schand ishte 30 milje larg kur ndodhën të shtënat. Zbulimi bëri që gjyqi ndaj tij të rihapej në mars të 2013. Gjykata vendosi lirimin e tij nga burgu në 4 tetor të atij vitit.

Schand paditi qytetin e Springfield dhe mori shpërblim 27 milionë dollarë.

Tani ai drejton 3 biznese në Neë Britain që i hapi pas lirimit nga burgu. /oranews/