LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për dy persona, bënin presion të votohet Lista Serbe

Një muaj paraburgim për dy persona, bënin presion të votohet Lista Serbe

Gjykata Themelore në Gjilan përmes një komunikate për media njofton se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve Zh. D. dhe V. B..

“Të pandehurit dyshohen se me datë 26 dhe 27 shtator 2019, në vazhdimësi kanë ushtruar presion dhe kanë kanosur të dëmtuarit O. K., S. K. dhe J. K., që
në zgjedhjet që pritet të mbahen të dielën të përkrahin dhe votojnë partinë Lista Serbe. Me këto veprime të pandehurit dyshohen të kenë kryer veprën penale ‘’cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve” vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​/Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori