LAJMI I FUNDIT:

Nurboja: Me Vetëvendosjen, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nuk do të abuzohen nga ndërmarrjet të cilat mbajnë fuqi të tregut në mënyrë artificiale

Nurboja: Me Vetëvendosjen, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nuk do të abuzohen nga  ndërmarrjet të cilat mbajnë fuqi të tregut në mënyrë artificiale

Kandidati i Vetëvendosjes për deputet, Bashkim Nurboja ka thënë se marketet e mëdha zhvendosin koston e veprimtarisë së tyre tek prodhuesit dhe tregtarët me shumicë.

“Prodhuesit (bujqit, tekstili, përpunuesit e ushqimit, pijet alkohoolike dhe jo-alkoholike, kafe, bylmeti etj) dhe tregtarët me shumicë të cilët i furnizojnë marketet e mëdha, kanë një hall nga fuqi e tregut që kanë këto markete. Prodhuesit dhe tregtarët me shumicë për të pasur qasje në këto markete të mëdha, duhet që sasinë e parë të mallit që e vendosin nëpër rafte të këtyre marketeve ta lëshojnë pa pagesë”, ka shkruar Nurboja.

Postimi i plotë:


Marketet e mëdha zhvendosin koston e veprimtarisë së tyre tek prodhuesit dhe tregtarët me shumicë

Prodhuesit (bujqit, tekstili, përpunuesit e ushqimit, pijet alkohoolike dhe jo-alkoholike, kafe, bylmeti etj) dhe tregtarët me shumicë të cilët i furnizojnë marketet e mëdha, kanë një hall nga fuqi e tregut që kanë këto markete. Prodhuesit dhe tregtarët me shumicë për të pasur qasje në këto markete të mëdha, duhet që sasinë e parë të mallit që e vendosin nëpër rafte të këtyre marketeve ta lëshojnë pa pagesë. Konkretisht ti mbushin raftet dhe mos të kërkojnë të hollat për atë mall. Më pastaj, çdo furnizim tjetër që e bëjnë, duhet së paku të presin 40 deri 60 ditë për të holla. Kjo fuqi e tregut e marketeve, i’u shkakton probleme të mëdha prodhuesve dhe tregtarëve me shumicë në likuiditet, këta të fundit për mos me mbete pa inventar detyrohen të marrin kredi apo linja të kreditit (overdrafte) për ta mbajtur prodhimin apo furnizimin me mall. Në anën tjetër, marketet e mëdha të gjithë veprimtarinë po e zhvillojnë me paratë e prodhuesve dhe të tregtarëve me shumicë. Që do të thotë, marketet e mëdha me anë të fuqisë së tregut që kanë, e kanë zhvendosur koston e financimit në hallkat më të larta të furnizimit dhe kështu po shkaktojnë probleme financiare të shumë prodhues dhe tregtarëve me shumicë. Kjo ndikon në mirëqenien e prodhuesve dhe biznesve të vogla që merren me shumicë me programe specifike.

Me ardhjen e Lëvizjes Vetëvendosje! në qeveri, reformat ekonomike do sigurojnë që NVM mos të jenë të abuzuara nga ndërmarrjet të cilat mbajnë fuqi të tregut në mënyrë artificiale. Andaj, Ligji për afatet e shlyerjes së detyrimeve financiare në transaksionet e biznesit është i domosdoshëm. Ky ligj do të rregullon afatet e pagesës për dërgesat e mallrave / punëve / shërbimeve që mund të kontraktohen midis subjekteve ekonomike dhe ndërmjet autoriteteve kontraktuese dhe subjekteve ekonomike. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in

Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in

Magazina
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!

Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!

Liga e Kampionëve
Xum Allushi eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4

Xum Allushi eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit

Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit

Magazina
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Amerika
Kalo në kategori