LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një fajdexhi në Gjakovë

Arrestohet një fajdexhi në Gjakovë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, konkretisht  Njësiti Rajonal i Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Gjakovë, njofton se pas hetimeve paraprake, sot më 02.10.2019, ka arrestuar një person nën dyshimin e përfshirjes në veprimtari penale.

“I dyshuari: V.M., viti i lindjes 1967, m.k.sh., dyshohet se në vitin 2016 i ka ofruar një shumë prej 3500 (tre mijë e pesëqind) euro me fajde një qytetari. Ankuesi deklaron se ka paguar shumën prej 4200 (katër mijë e dyqind) euro, por nuk ka arritur ta paguajë shumën tjetër. I dyshuari, së fundmi ka rritur kërkesën duke kërkuar 38000 mijë (tridhjetë e tetë mijë) euro nga ankuesi. Njësiti Rajonal i Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Gjakovë, me 23.09.2019, ka siguruar urdhëresën nga Gjykata Themelore Gjakovë për zbatim të masave të fshehta të hetimit me qëllim të grumbullimit të fakteve lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftim.


Sipas njoftimit për media sot më 02.10.2019, i dyshuari është arrestuar në flagrancë pak pasi ka pranuar shumën prej 4000 (katër mijë) euro nga ankuesi.

“I dyshuari është kontrolluar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe tek i njëjti janë gjetur 4000 (katër mijë) euro që janë përdor për simulim të veprës penale.Për rezultatin e hetimeve është njoftuar prokurori i Prokurorisë Themelore Gjakovë, me aktvendim të të cilit të dyshuarit, pasi intervistimit, i caktohet masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati

Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati

Lajme
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
Aktualisht 50 fëmijë në Kosovë janë në pritje për adoptim, ndërsa 200 familje të interesuara për ta

Aktualisht 50 fëmijë në Kosovë janë në pritje për adoptim, ndërsa 200 familje të interesuara për ta

Sociale
Kalo në kategori